(VIDEO) Gjoba për 147 shoferë të kryeqytetit, 37 për tejkalim shpejtësie

by admin
Spread the love




Sektori i Punëve të Brendshme Shkup njofton se policia gjatë ditës së djeshme ka vazhduar  me kontrollimet e përforcuara në trafik. Sipas MPB-së vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar  gjithsej 149 kundërvajtje, prej të cilave tridhjetë e shtatë kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, katër gjoba për ngasjen e automjeteve të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Po ashtu janë shqiptuar edhe shtatë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, tre sanksione për kalim në semafor të kuqe, pesë gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë”.

Nga MPB gjithashtu informojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. “Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’u përmbahen rregullave  dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thonë më tej nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like