(VIDEO) Gievski: Punëtorët e arsimit janë të pakënaqur që nuk respektohet kontrata kolektive

by admin
Spread the love

Në arsim janë të pakënaqur që nuk respektohet kontrata kolektive, me pagat e ulëta, me ndryshimet e paralajmëruara që janë kundër ligjit, kështu që ka mundësi që viti shkollor të fillojë me grevë, tha Tomisllav Gievski, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit dhe Shkencës. Është absolutisht një çështje e pakënaqësisë së madhe që mbizotëron në shkollat ​​fillore dhe të mesme, si rezultat i 10 përqindëshit të ulët të ofruar nga qeveria me marrëveshjen e përgjithshme kolektive, tha ai.

TOMISLLAV GIEVSKI, KRYETAR I SINDIKATËS SË PAVARUR TË ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Ka gjasa të mëdha që viti shkollor të fillojë me grevë, ne si Sindikatë e Pavarur për Arsim dhe Shkencë po punojmë në mënyrë aktive që të mbledhim forca që të mund ta realizojmë atë proces. Sigurisht, nëse edhe sindikata më e madhe e përdor këtë të drejtë, ne jemi këtu për të solidarizuar dhe për të bashkuar forcat për të arritur këtë qëllim. Revolta buron nga ndryshimet e paralajmëruara në arsim të cilat nuk përkojnë me ligjet. Revolta është edhe për shkak të pagës së ulët nën mesatare, ndërsa revolta më e madhe e pedagogëve është mosrespektimi i marrëveshjeve kolektive”.

Gievski thotë se ata kërkojnë respektim të plotë me marrëveshjet kolektive. Ai shtoi se tek ne shfytëzohet pagë më e ulët në sektorin e arsimit, e cila është një përqindje e lartë më e ulët se paga minimale në nivel shtetëror. Në këtë mënyrë shkelet rëndë ligji, thotë ai.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING




You may also like