VIDEO/ Fitorja e pestë radhazi, Atalanta shkëlqen me Gjimshitin kapiten! Sasuolo e Bajramit dhe Kumbullës sheh makthet e rënies nga kategoria

by admin
Spread the love

Atalanta regjistroi fitoren e pestë radhazi në kampionat, teksa mposhti Sasuolon mbrëmjen e sotme me rezultatin 3-0. Një triumf i artë ky për bergamaskët e Gasperinit, në duelin ku shiritin e kapitenit e mbajti mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. 

Në minutën e 22-të ishte Pasaliç që gjeti rrugën e rrjetës, teksa në fundin e pjesës së parë, miqtë kishin shansin e artë për të vendosur baraspeshën me Pinamontin, por sulmuesi italian gaboi 2 herë 11-metërshin, që në të dyja rastet u ndal nga portieri Karneseki.  

Në fragmetin e dytë të lojës, zikaltrit shënuan edhe 2 herë të tjera me Kopmeiners dhe Baker në minutat 58 dhe 75. Ky ishte suksesi i 14-të në 24 javë për Atalantën që mban vendin e katërt me 45 pikë. 

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Ndërkohë në krahun tjetër, Sasuolo e Bajramit dhe Kumbullës po kalon një moment të vështirë me 4 humbje dhe 1 barazim në 5 ndeshjet e fundit, duke parë makthet e rënies nga kategoria, teksa mban vendin e 17-të me pikë të barabarta me Veronën e vendit të 18-të.  

RENDITJA

Për sa i përket futbollistëve shqiptarë, Bajrami u aktivizua titullar, ndërsa Kumbulla e ndoqi sfidën nga stoli.  

PANORAMASPORT.AL

 

You may also like