Video/ Ferrari e turneut të mjeteve sportive përplaset për vdekje me rulotën duke e ngritur në ajër në Itali (fotot)

by admin
Spread the love

Në pamje shihen momentet shokuese kur një Ferrari nga një turne lëvizës i automjeteve sportive të luksit, përplaset me një Lamborghini dhe më pas me një rulotë kalimtare, duke lënë të vdekur dy shoferët e mjetit sportiv.

Në një manovër të papërgjegjshme parakalimi, Ferrari e kuqe përplaset me Lamborghini-n blu dhe më pas me rulotën në anën tjetër të rrugës, teksa makina të tjera shumëngjyrëshe sportive vinin prapa tyre dje në jug të Sardinia.

Teksa Ferrari tenton në të njëjtën kohë të parakalojë Lamborghini, ato përplasen me mjetin e gjerë tip ‘camper’ duke e rrëzuar atë me rrota përpjetë.

Ferrari gjithashtu përfundon e përmbysur nga përplasja dhe besohet se mori flakë duke bllokuar brenda çiftin që drejtonte.

Dy turistët zvicerjanë që drejtonin Ferrarin, me moshë 63 e 67 vjeç, kanë humbur jetën nga zjarri, sipas mediave vendase.

Ndërsa çifti që drejtonte rulotën ishin nga Selva di Val Gardena, me moshë 61 e 62, dhe raportohet se u dërguan të plagosur në spital.

Ferrari kishte marrë shpejt flakë dhe prej vendit të aksidentit dëgjoheshin ulërima, raportonte e përditshmja gjermane Bild.

Një çift nga India gjendeshin në mjetin Lamborghini, të cilët raportohet se u dërguan në spital të plagosur.

Në pamje shihen dëme të rënda edhe në Lamborghini-blu, që rrethohej nga shtëllunga të mëdha tymi.

Të treja automjete e përfshira u sekuestruan nga autoritetet për hetime.

Karvani i automjeteve sportive po drejtonte përgjatë rrugës shtetërore 195 Sulcitana pranë komunës së San Giovanni Suergiu, në jug të ishullit të Sardinia.

Mediat italiane thonin se shoferët e mjeteve të luksit po drejtonin në eventin Sardinia Supercar Experience, që zgjat gjashtë ditë dhe kalon mes atraksioneve kryesore të ishullit.

Për turistët që vijnë në makinat e tyre pjesëmarrja raportohet se kushton 10,409 euro. Ndërsa udhëtimi me një Ferrari SF90 me qera nga eventi, kushton 23,500 euro.