(VIDEO) EVN home ka pranuar vetëm një ofertë në tenderin për blerjen e energjisë elektrike për janar-qershor 2024

by admin
Spread the love

EVN Home, si furnizues i energjisë elektrike, ka informuar se ka pranuar vetëm një ofertë në tenderin e blerjes së energjisë elektrike  për periudhën kohore të muajve janar dhe qershor 2024, rreth 7.5%, me çmim më të lartë se ajo që ishte më parë i marrë në tenderin e fundit universal të muajve qershor- dhjetor të vitit 2023.

EVN HOME

“EVN Home, si furnizues universal i energjisë elektrike, ka pranuar vetëm një ofertë në tenderin për blerjen e energjisë elektrike për plotësimin e nevojave të përdoruesve për periudhën janar-qershor 2024, dhe atë nga Shoqëria Aksionare dhe Elektranat e Maqedonisë së Veriut me çmim të blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike prej 57 euro për megavat orë, për të mbuluar 95% të sasive totale të planifikuara”.

Po ashtu, EVN Home ka njoftuar se për të mbuluar 5% të energjisë së mbetur ka pranuar ofertën me çmimin e blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike prej 120.01 euro për megavat orë. Ndërsa  “Elektrodistribuimi” për të mbuluar humbjet e energjisë elektrike ka marrur ofertën me çmim për 105 euro për megavat orë ku më hеret ka qenë 100 euro.

Në periudhën e ardhshme, EVN Home do të bëjë llogaritjen e çmimit të energjisë elektrike sipas parametrave të hyrjes së caktuar, ku në çmimin përfundimtar përfshin  çmimin me të cilin Shoqëria Aksionare Elektranat e Maqedonisë së Veriut ia shet energjinë elektrike EVN Home, çmimin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit MEPSO, çmimin e Operatorit të Tregut të Energjisë Elektrike MEMO, si dhe çmimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes ELEKTRODISTRIBUIM. /SHENJA/

MARKETING



You may also like