VIDEO/ Evertoni “shkërmoq” Njukasëllin, Totenhemi përmbyset nga Uest Hemi dhe zhytet në krizë të thellë

by admin
Spread the love

Mbrëmja e sotme regjistroi dy rezultate surprizë në Premier Ligë. Në ndeshjen e orës 20:30, Evertoni “shkërmoqi” Njukasëllin, duke e mposhtur me rezultatin 3-0 në duelin e vlefshëm për javën e 15-të. 

Golat e MekNeil, Doukur dhe Betos, i siguruan 3 pikë të arta skuadrës vendase, që ka dalë nga zona e ftohtë. Vlen të theksohet fakti se Evertoni është dënuar edhe me 10 pikë nga Komisioni i Disiplinës.  

Ndërkohë rezultat surprizë rezervoi edhe dueli tjetër i orës 21:15 mes Totenhemit dhe Uest Hemit. Skuadra e trajnerit Mojes, triumfoi me përmbysje 1-2, duke zhytur në krizë të thellë “gjelat”. 

Totenhemi kaloi i pari në avantazh në minutën e 11-të me Romeron, ndërkohë që Uest Hem përmbysi sfidën me Bouen dhe Uard Prouse në minutat 52 dhe 74. Kjo ishte disfata e katërt në 5 javë për skuadrën e Totenhemit që e nisi sezonin me ambicie të mëdha.  

 totenhemi

PANORAMASPORT.AL

You may also like