(VIDEO) Eurodeputeti bullgar: Shqipëria mund të nisë negociatat pa Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

“Shqipëria nuk ka kaluar në një proces të tillë si në ish-Jugosllavi dhe ne kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me të në të gjitha nivelet. Shqipëria nuk ka asnjë pengesë për të nisur negociatat e anëtarësimit pas shqyrtimit të Komisionit Evropian“.

Kështu iu përgjigj eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev pyetjes së gazetës “Aktualno”, nëse Shqipëria mund të jetë shembull për Maqedoninë e Veriut në marrëdhëniet me Bullgarinë

I pyetur nëse duhet të bëjnë një dallim dhe t’i thonë Evropës t’i thotë Shqipërisë të shkëputet nga paketa si kandidate nga Maqedonia e Veriut, ai thotë se Shqipëria mund të fillojë negociatat për anëtarësim në BE pa Maqedoninë e Veriut.

Andrej Kovaçev, eurodeputet

“Kjo është mjaft e qartë. Vetë Edi Rama më tha disa herë: Nuk jemi martuar me Shkupin. Nëse ata nuk mund të plotësojnë kushtet evropiane për fillimin e negociatave, pse Shqipëria duhet të jetë viktimë dhe të presë diçka që nuk është faji i tyre dhe nuk u takon atyre? Shqipëria duhet që menjëherë pas përfundimit të këtij procesi rishikimi të legjislacionit, maksimumi deri në fund të vitit të nisë negociatat aktuale për anëtarësimin në BE”.

Kovaçev thotë se, Nëse deri atëherë Maqedonia e Veriut nuk ka guxim të ndryshojë Kushtetutën e saj, nuk ka logjikë që Shqipëria të presë diçka që nuk varet nga vetë shteti. /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like