(VIDEO) Euroambasadori porosit politikanët: Ndryshoni kushtetutën dhe ecni përpara

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se nuk dëshiron që vendi jonë të mbetet me një grup me Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën, sa i përket integrimit në BE. Ndërkaq, sa i përket mundësisë për ndarje nga pakoja me Shqipërinë, ai u shpreh se vendi ynë njëherë është ndarë nga Kroacia, përshkak se nuk kemi sjellë vendim nga të njejtët që tani janë kundër vendimeve për integrimet evropiane, referuar VMRO-DPMNE-së. Ne me Kroacinë e kemi nisur bashkë rrugën integruese, shtoi ai më tej, por tha se Kroacia tani është pjesë e BE-së dhe e zonës së Shengenit.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Ajo që nuk e dëshiroj është që vendet tjera të shkojnë para nesh dhe ne të mbetemi në grup me Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën, me gjithë respektin për shtetet, por vlerësoj se ne si shtet, sipas të gjitha performancave, jemi në nivel më të lartë dhe meritojmë të jemi vendi i parë që do të hyj në BE në vitin 2030”.

Ndërka, ambasadori i BE-së Dejvid Geer, edhe njëherë porositi që pjestarët politik të kryejnë procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe të realizojnë reformat.

Dejvid Geer, ambasador i BE-së

“Siç e dini, pas vendimit të fundit që u soll korrikun e kaluar, kishte një propozim evropian i cili u miratua, që u arrit dhe që në fakt ishte mundësi për hapje të bisedimeve me BE-në. Gjithashtu në anën tjetër, kjo ishte mudnësi për vendin që të mund të shkoj përpara por kuptohet që të ndodh kjo duhet të sillen ndryshimet kushtetuese dhe vërtetë shpresojmë se vendi do të mund të shkoj përpara me votimin e ndryshimeve kushtetuese, por jo vetëm kjo, edhe me realizimin e reformave që janë pjesë e rrugës integruese të vendit tuaj. Hapi i ardhshëm varet nga ju, nga pjesëtarët politik”.

Përndryshe, kryeministri Kovaçevski, bëri të ditur se kryetarja e Komisionit Evropian Ursulla Fon der Lajen do ta vizitoj Maqedoninë e Veriut deri në fund të muajit. Një vizitë të këtillë, tha se mund ta ketë edhe presidenti francez Emanuel Makron.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like