(VIDEO) Enti Shtetëror i Statistikave siguron lokacione nëpër komuna për regjistrimin e qytetarëve

by admin
Spread the love

Që sot, Enti Shtetëror i Statistikave ka lëshuar në dispozicion lokacione të caktuara nëpër komuna, për regjistrimin e qytetarëve. Qëllimi siç kanë thënë ata është që qytetarët për arsye të ndryshme nuk janë regjistruar deri tani, do të mund të shkojnë në komunë dhe ta realizojnë obligimin e tyre qytetar dhe ligjor.

Përndryshe, kanë mbetur edhe 5 ditë deri në përfundim të këtij operacioni statistikor. Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, janë regjistruar gjithsej 1.395.000 qytetarë, mbi 435 amvisëri dhe mbi 600 mijë banesa.

Mundësinë e vetregjistrimit nga diaspora e kanë përdorur gjithsej 195.477 mërgimtarë.

Ndërkaq nga Enti kanë bërë me dije se pjesëmarrja në regjistrim është e detyrueshme dhe se është paraparë përgjegjësi penale vetëm për nxitje të bojkotit të operacionit statistikor. Kundër atyre që që do të refuzojnë regjistrimin do të inicohet procedurë kundërvajtjeje dhe dënimet shkojnë deri në 300 euro.

Përndryshe, regjstrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Maqedoninë e Veriut filloi më 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 shtator.

Tre ditët e fundit të regjistrimit, do të përkojnë me nisjen e fushatës zgjedhore, për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like