(VIDEO) Eksperti: Përgjegjësia për “Llaskarcën” është e shoferit të autobusit

by admin
Spread the love

Eksperti Lupço Postollov konsideron se shoferi i autobusit “Durmo Turs”, ka pasur mundësi që të reagoj për ta stopuar autobusin, por ai nuk ka reaguar. Në seancën për autobusin e aksidentuar në Llaskarcë, eksperti Postollov deklaroi se autobusi nuk ka ndjekur kthesën e lehtë graduale dhe për këtë arsye ka ndodhur fatkeqësia.

Lupço Postollov

“Ne kemi shkuar dhe kemi kontrolluar disa herë dhe kemi vënë në rrezik jetën tonë. Kryesorja ka qenë kur trafiku është rregulluar nga pjesëtarët e MPB-së. Nga e gjithë kjo ne erdhëm në përfundim se shoferi i autobusit nuk ka reaguar, edhe pse ka pasur mundësi, gjegjësisht përveç kësaj, ka mundur të reagoj me dorë, me duar, në kohëzgjatje prej 0.5 sekondash, kurse nga gjurma e parë e goditjes në gardhin mbrojtës kanë kaluar 1.67 sekonda, që tregon se shoferi ka pasur mjaftueshëm kohë që të reagoj”.

Më tej, ai tha se si ekspertë më shumë i besojnë provave materiale sesa deklaratave. Shtoi se ato e kanë analizuar lëvizjen e auobusit, në kuptimin se a është e mundur, nuk është e mundur, vërtetime, supozime e kështu me radhë.

Krahas Postollovit, në ekipin e ekspertëve të cilët e përgatitën superekspertizën e komunikacionit janë edhe ekspertët Jakup Mamuti dhe Nevzat Zeqiri.  Superekpertizën të cilën Gjykata e urdhëroi në dhjetor të vitit 2021 ishte refuzuar nga fakultetet në shtet, me sqarimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën paraprake, ose nuk janë kompetentë për të njëjtën gjë. Pasi refuzuan fakultetet, lënda ishte dërguar në Byronë për Ekspertiza Gjyqësore. Superekspertiza mbërriti në Gjykatën Penale në dhjetor.

Aksidenti me autobusin e Durmo Turs ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019, në afërsi të fshatit Llaskarc në magjistralen Shkup – Tetovë, në të cilin aksident 16 persona humbën jetën dhe 37 u lënduan.

Për këtë rast akuzohen pronari i Durmo Tours Durmish Beluli, përgjegjësi për transport në firmë, Remzi Mustafa, shoferi i autobusit Manuil Trifunovski dhe punonjësit e qendrës teknike ku kaloi kontrollin autobusi, i cili ishte në pronësi të të njëjtit pronar.

Procesi gjyqësor për aksidentin filloi në shtator të vitit 2019.

You may also like