SPANJË – Sanchez: Më sulmojnë për projektin progresiv që përfaqësoj

by admin
Spread the love

MADRID, 30 prill /ATSH-ANSA/ – Na sulmojnë për projektin progresiv që përfaqësojmë, ndërkohë që unë personalisht isha viktimë e një makinerie balte të lyer mirë, deklaroi sot kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

”Qëllimi është vetëm shkatërrimi i kundërshtarit”, theksoi Sanchez, i cili kërkon hapjen e një debati kolektiv në Spanjë për nevojën e “rigjenerimit demokratik”, për të frenuar lëvizjen e politikës, të shkaktuar nga fushatat “pseudo mediatike”, rastet e shfrytëzimit të drejtësisë dhe përdorimit mashtrues të gjykatave për qëllime politike.

Një qëndrim që Sanchez përsëriti se ishte gati “të merrte”, pas pesë ditësh reflektimi në të cilin mendoi të jepte dorëheqjen, pas hapjes së një hetimi paraprak për trafik të dyshuar influence dhe korrupsion të bashkëshortes, Begona Gomez.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi dje se kishte vendosur të qëndronte në pushtet.

”Kam vendosur të vazhdoj të drejtoj qeverinë spanjolle”, deklaroi Sanchez.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi se kishte vendosur të qëndronte në krye të qeverisë, pavarësisht nga një fushatë diskreditimi, për të cilën ai akuzoi opozitën e djathtë dhe për të cilën ilustrimi i fundit ishte, sipas tij, hapja e një hetim gjyqësor ndaj bashkëshortes.

”Vendosa të vazhdoj në krye të qeverisë”, tha lideri socialist 52-vjeçar, në pushtet që nga viti 2018, i cili kishte heshtur që nga shpallja e të mërkurës për hapjen e këtij hetimi ndaj gruas së tij për korrupsion dhe trafik influence.

Mitingjet e mëdha të solidaritetit të organizuara nga mbështetësit e tij në Madrid dhe qytete të tjera gjatë fundjavës kishin ndikuar në vendimin e tij, të cilin ai tha se e kishte marrë së bashku me bashkëshorten./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like