(VIDEO) Dy ministrat e VMRO-së morën detyrën

by admin
Spread the love

Në qeverinë teknike do të marrë pjesë edhe VMRO-DPMNE me dy ministra dhe tre zv/ministra. Pançe Toshkovski nga kjo parti do të udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në këtë ministri sot u bë edhe pranim-dorëzimi i këtij posti, në mes Oliver Spasovskit dhe Pançe Toshkovskit. Nga MPB informojnë se në ceremoninë e dorëzimit, ministri Toshkovski falënderoi Spasovskin për angazhimin e deritanishëm në Ministri. VMRO-DPMNE do të udhëheqë edhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ku këtë detyrë ata ja kanë besuar Gjoko Vellkovskit. Gjatë aktit të pranim-dorëzimit të detyrës, me lule në dorë Vellkovski  falënderoi  ish ministren, Jovana Trençevskën, për punën dhe menaxhimin e këtij departamenti. Ministri i sapoemëruar në këtë dikaster tha se ky departament është një sfidë e vërtetë sepse siç tha ai, është lënë pas dore në 7 vitet e fundit. Ai shtoi se kjo është një motiv shtesë për të, që të punoj shumë dhe Vellkosvki beson në suksesin që do të arrijë.

GJOKO VELLKOVSKI, MINISTËR I PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Nuk kemi kohë për të pritur dhe ekipi është i gatshëm të fillojë menjëherë aktivitetet për të rikthyer besimin e qytetarëve tek institucionet. Qytetarët duhet të kenë mundësi të kthehen, dera e kësaj ministrie duhet të jetë e hapur për të gjithë dhe të kërkojë dhe të marrë mbështetje. Jemi të hapur për të gjitha sugjerimet, sepse vetëm kështu qytetarët janë pjesë e sistemit. Besoj se së bashku me qytetarët do të arrijmë të ndryshojmë imazhin e institucioneve të mbyllura. Ky vend duhet të ketë mbrojtje më të mirë sociale, mbrojtje të fëmijëve, promovim të të drejtave të punës dhe ulje të papunësisë dhe pensionistët meritojnë një jetë më të mirë”.

Ndërkaq, në qeverinë teknike VMRO-DPMNE-së, do të ketë zv/ministër në Ministrinë e Bujqësisë, zëvendës në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Adminsitratë dhe po ashtu zv edhe në Ministrinë e Financave.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like