Përballja mes Gallatasarait dhe Mançester Junajtid në kuadër të Ligës së Kampionëve është në rrezik serioz për t’u shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në Stamboll.
Reshjet e mëdha të shiut pritet të jenë prezente deri gjatë ditës së nesërme, duke rrezikuar seriozisht shndërrimin e terrenit sportiv në kushte jo të përshtatshme për zhvillimin e një ndeshje futbolli.
Në fushë u panë zyrtar të UEFA-së të cilët inspektuan fushën për të parë nëse janë kushtet e përshtatshme për t’u zhvilluar një ndeshje e futbollit.
🏟 Yetkililer, RAMS Park’ın zemininde top sürmeyi denedi. #UCL #Galatasaray #ManchesterUnited pic.twitter.com/FysUvWyaAv
— Fanatik (@fanatikcomtr) November 29, 2023
Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar sa i përket kësaj çështjeje, por një gjë është e sigurt, reshjet e shiut nuk do të ndalen gjatë tërë natës.
🚨🚨 ÖZEL | Rams Park’tan yeni görüntü
⛈ Yağmur devam ediyor pic.twitter.com/3o9SkVsQQs — Fanatik (@fanatikcomtr) November 29, 2023
PANORAMASPORT.AL