(VIDEO) Drejtoria e Doganave do të përgjojë dhe ndjekë fizikisht kriminelët

by admin
Spread the love

Drejtoria e Doganave do ta vë në funksion Sektorin për masa të posaçme hetimore, i cili sipas ligjit, do të ketë në  kompetencë  ndjeke të komunikimeve dhe ndjeke fizike. Këtë e bëri të njohur drejtori i Doganave Stefan Bogoev, duke shtuar se për momentin Sektori po ekipohet.

Stefan Bogoev, drejtor i Doganave

“Drejtoria e Doganave e ka si kompetencë ligjore, ndërsa kemi edhe mjete që të vendoset në funksion. Kriminelët i përdorin të gjitha mjetet teknologjike për mashtrim, që kërkon përgjigje kompetente, gjegjësisht vendosje në funkson të të gjitha kapaciteteve teknologjike dhe kuadër profesionist, të cilat do të japin përgjigje kompetente në parandalimin e veprave kriminale”.

Krahas këtij Sektori, Bogoev thotë se po bisdeojnë intenzivisht me institucionet ndërkombëtare për blerjen e kamerave për trup për zyrtarët doganorë në vendkalimet kufitare, si dhe vendosjen në funksion të sistemeve të kamerave smart, për të cilat blerja e tyre është në fazë përfundimtare përmes Bankës Botërore.

Bogoev për Frontline gjithashtu është shprehur se me rritjen  e kapaciteteve për luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe njëkohësisht rritjen e transparencës dhe informimin e opinionit për pasojat e veprave të kryera kriminele, pritet ulje e tentimeve për vepra dhe aktivitete të kundërligjshme.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like