(VIDEO) Drejtori i Inspektoratit të Mjedisit: Të miratohet rregullorja për lëndët e ngurta djegëse

by admin
Spread the love

Rregullorja për lëndët djegëse të ngurta duhet të hiqet nga sirtari dhe të miratohet, sepse me të duhet të rregullohet se çfarë druri dhe pelete digjen nga amviseritë dhe kompanitë. Kështu apeloi sot drejtor i Inspektorati shtetëror për Mjedis Jetësor, Streten Stojkovski. Sipas tij, ditët e para të këtij viti, shumicën e kapaciteteve industriale që i kontrollon Inspektorati, nuk punojnë ose me kapacitet të pjesshëm, por edhe më tej ajri është i ndotur dhe në Shkup e Strumicë, grimcat PM 10 e kanë tejkaluar pragun e lejuar.

Streten Stojkovski, drejtor i Inspektorati shtetëror për Mjedis Jetësor

“Kontrollet e rregullta duhet të bëhen edhe nga Qyteti i Shkupit dhe komunat që janë kompetente për instalime me leje të integruara B. Të gjithë duhet të japin kontributin e tyre për uljen e ajrit të ndotur. Ndotësit më të mëdhej janë amviseritë, sektori i ndërtimit, trafiku dhe industritë, prandaj ndërgjegjësia duhet të funksionoj tek të gjithë”.

Ndërkaq, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërprerë pragun e alarmit për ndotje të lartë të ajrit në Shkup dhe Strumicë.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

“Sipas të dhënave nga Sistemi i Monitorimit Automatik Shtetëror më 04.01.2024, përqendrimet mesatare ditore të PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmit prej 150 mg/m3 dhe episodi me tejkalim të pragut të alarmit për grimcat PM10 është ndërprerë në Shkup dhe Strumicë”.

Përndryshe edhe sot kryeqyteti ishte i mbuluar me mjegull, duke e vështirësuar edhe më shumë gjendjen aktuale.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like