(VIDEO) Dita e parë e Kurban Bajramit, besimtarët falen dhe festojnë

by admin
Spread the love

Në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Kosovë festohet festa e Kurban Bajramit. Në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup u mbajt manifestimi qendror në Maqedoninë e Veriut me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku besimtarët muslimanë mbushëm hapësirat e brendshme dhe oborrin e xhamisë. Në programin e organizuar nga Bashkësisë Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë së Veriut, para faljes së namazit të Bajramit u kënduan pjesë nga Kurani, si dhe ilahi në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake. Fjalimin e hutbes së Bajramit e mbajti kreu i BFI-së, Shaqir Fetahi, i cili theksoi rëndësinë e kryerjes së Haxhit, prerjes së kurbanit, sakrificës dhe shërbimit ndaj të tjerëve.

Fetai në fjalimin e hutbes foli edhe për rëndësinë e ruajtjes së vlerave tradicionale familjare, si dhe për çështje tjera, siç është migrimi i të rinjve. Në deklaratën për gazetarët pas namazit të Bajramit, Fetahi theksoi se besimtarët muslimanë nga pasuria e tyre presin kurbanët për të treguar lidhshmërinë me Allahun dhe për të qenë në shërbim të njerëzve.

SHAQIR FETAI,KRYETAR I BASHKËSISË ISLAME TË MAQEDONISË SË VERIUT

“Shfrytëzojmë nga rasti që të gjithë besimtarëve të vendit tonë, si dhe të gjithë atyre kudo që jetojnë dhe veprojnë, t’ju shprehi në emër të BFI-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut urime të sinqerta dhe të përzemërta, duke iu lutur Allahut Fuqiplotë që t’i pranojë të gjitha ibadetet e tyre, lutjet e tyre për paqë dhe mbarësi”.

Edhe në Kosovë xhamitë u mbush[n me qytetarët, të cilët u mblodhën për faljen e namazit të Kurban Bajramit. Programi qendror në Kosovë është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ndërsa hutben e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili tha se Kurban Bajrami është një ndër festat më të rëndësishme për muslimanët.

NAIM TËRNAVA,KRYETAR I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË KOSOVËS

“Në këtë ditë feste të Kurban Bajramit, besimtarët anë e mbanë botës presin kurban. Qëllimi i prerjes së kurbanit është afrimi edhe më i madh tek Zoti xh.sh. Duke rikujtuar dhe përmendur në vazhdimësi emrin e Allahut, Zoti xh.sh thotë: Ne vërtetë të dhamë ty shumë të mira, andaj falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd”

Myftiu Tërnava ka shprehur shqetësimin e tij edhe për ikjen e rinisë nga Kosova, dukurinë e dhunës në familje, si dhe për rritjen e numrit të divorceve dhe rënien e lindjeve.

Ndërkaq, në Shqipëri besimtarët muslimanë kanë falur namazin e Kurban Bajramit në xhamitë e vendit, por edhe në sheshe. Programi qendror për faljen e namazit të Kurban Bajramit në Shqipëri është mbajtur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, me pjesëmarrjen e besimtarëve të shumtë. Pjesë e programit qendror në kryeqytetin e Shqipërisë ishin edhe leximi i Kuranit, ligjërata dhe hutbeja.Ndërkohë, namazi i Kurban Bajramit ka mbushur edhe xhamitë e tjera të vendit. Festa e Kurban Bajramit fillon me faljen e namazit herët në xhami, pastaj vazhdon me prerjen e kurbanit, simbolit të festës, si dhe me vizitat tek të afërmit dhe miqtë.

Samir Mustafa /SHENJA/ 

 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like