Deklarata e Vuçiqit për ndërhyrjen e Kurtit në Maqedoni nxit përplasje mes partive politike

by admin
Spread the love

Zhvillimet në skenën politike në Maqedoninë e Veriut janë komentuar edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Nga Nju Jorku, ku pati një përballje të fortë me kryeministrin e Kosovës, Vuçiq e akuzoi Albin Kurtin e po përzihet edhe në skenën politike në Shkup.

“Ai dëshiron të sundojë edhe Maqedoninë e Veriut. Po, seriozisht, ai dëshiron të mposhtë Ali Ahmetin dhe BDI-në për të sunduar në Maqedoni pas zgjedhjeve të 8 majit”

Këto deklarata bëhen ndëkohë që kryeministri Kurti e ka akuzuar Beogradin zyrtar se qëndron prapa sulmeve hibride që tentojnë destabilizimin e vendeve që nuk pranojnë të hyjnë nën tutelën ruse. Kurti bëri komente të tilla pasi u njoftua se dje në Shkup kishte pasur kërcënime për jetën e kryeministrit, i cili po merrte pjesë në një takim të partive socialiste evropiane.

Deklaratën e Vuçiqit e ka komentuar Lëvizja Besa, e cila  vlerëson se fushatës politike të garniturës së vjetëruar i është bashkuar edhe armiku i përbetuar i shqiptarëve – Serbia.

LËVIZJA BESA

“Me vet faktin që presidenti serb përmend frigën e Ahmetit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke e ditur se ai jep mbështetje forcave progresiste opozitare shqiptare me orientim të pastër perëndimor dhe Amerikan, tregon se ndryshimi është afër dhe se BDI dhe Ahmeti aleat të vetëm kanë Serbin dhe Vuçiçin, duke u’a kthyer shpinën të tjerëve”

Edhe kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, ka shkruar se pyetja e zgjedhjeve të 8 majit do të jetë nëse jeni me Vuçiqin e Serbisë e Ali Ahmetin, apo me opozitën e bashkuar shqiptare.

Ndërhyrjen e Vuçiqit e ka komentuar edhe koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi i cili ka shkruar se VMRO nuk po kursen asgjë nga lidhjet e veta serbo-ruse për t’i dal në ndihmë derivateve të BDI-së në opozitën e frymëzuar nga Mickoski.

Arbër Ademi, BDI

“Në këtë kontekst angazhohet edhe Vuçiqi, miku personal i Mickoskit, që të ndërhyjë në zgjedhjet në Maqedoni.  Vuçiqin, ithtarin e Millosheviqit, Ali Ahmeti e ka fituar në luftë bashkë me Hashimin, Ramushin, Kadrinë, Rexhepin, Adem e Hamzë Jasharin, Fehmi e Xhevë Lladrovcin”

Ademi deklaroi se frontin e forcave pro europiane nuk e ndal asnjë lidhje maqedono-serbo-ruse në ndihmë të derivateve të BDI-së!  /SHENJA/

MARKETING



You may also like