(VIDEO) Burg shtëpiak për njërin nga shoferët që la të vrarë 25 vjeçarin që priste në semafor

by admin
Spread the love

Dy shoferët janë të dyshuar për aksidentin tragjik ku humbi jetën 25 vjeçari nga Shkupi, disa ditë më parë, tek bulevardi Sllovenia.

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka filluar hetim  kundër një personi për të cilin egziston dyshimi se ka kryer vepër penale-Vepër e rëndë kundër sigurisë dhe njerëzve dhe pronës në trafik nga neni 300 paragrafi 2 c.c neni 297 par.1 i Kodit Penal dhe për të është dhënë propozim për caktim të masës së paraburgimit shtëpiak.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

 “Në lidhje me të njejtin rast, për personin tjetër është paraqitur procedurë për padi penale- Vepër e rëndë kundër sigurisë së nejrëzve dhe pronës në trafik nga neni 300 paragrafi neni 297 paragrafi 3 paragrafi 1 i Kodit Penal, i cili përndiqet sipas procedurës së shkurtuar dhe për të janë caktuar masa kujdesi”.

Prokurori publik kompetent, përveç masës së paraburgimit shtëpiak, për të dyshuarin e parë ka propozuar marrje e përkohshme e dokumenteve të udhëtimit dhe të patent shoferit. Për të dyshuarin e dytë janë caktuar masa kujdesi-detyrim për paraqitje  në kohë tek organi kompetent, përkohësisht t’i merren dokumentet e udhëtimit dhe i caktohet ndalesë për dokumente të reja, si dhe marrje e përkohshme të patentë shoferit ose të nxjerrjes së këtij dokumenti të ri.

Ndryshe, të hënën në mbrëmjen  rreth orës 23.25 tek udhëkryqi mes Butelit dhe Shuto Orizarës, përplasja mes dy makinave, njërës “Mercedes” e drejtuar nga S.O (39) nga Shkupi, me targa të Shkupit dhe tjetrës po ashtu “Mercedes” me targa italiane, e drejtuar nga A.S (41) nga Shkupi, ishte fatale për të riun shkupjan, 25 vjeçar Musli Veseli, i cili ishte duke pritur semafor.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

MARKETING




You may also like