(VIDEO) Bundestagu gjerman miratoi rezolutë në mbështetje të Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love

Bundestagu gjerman e miratoi në orët e vona të së enjtes rezolutën për mbështetjen e Maqedonisë së veriut në rrugën e anëtarësimit në BE, por gjatë diskutimit rezoluta u ekspozua ndaj kritikave të ashpra nga partitë opozitare, përfshirë CDU-në, raporton DË në gjuhën maqedonase.

Në tekstin e rezolutës thuhet se Bundestagu gjerman njeh kulturën, identitetin dhe gjuhën maqedonase dhe rekomandimet i kërkojnë qeverisë gjermane që t’i bëjë thirrje Bullgarisë që të mbështesë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së në kuadër të kompromisit të arritur dhe të përmbahet nga kushtet shtesë.

ANNA LEERMAN

“Me këtë rezolutë ne i kushtojmë respekt të thellë identitetit, gjuhës, kulturës dhe historisë së Maqedonisë së Veriut”.

Ministrja e shtetit në MPJ-në gjermane, Anna Leerman  në të njëjtën kohë, njoftoi se së shpejti sërish, për herë të katërt në vitin e fundit, do të vijë në Shkup së bashku me kolegët e saj nga Franca dhe Polonia në përpjekje për të inkurajuar ndryshimet kushtetuese.

ANNA LEERMAN

“Qytetarët po humbasin besimin në perspektivën e BE-së. Ne duhet të kthejmë besimin në BE dhe të përdorim të gjitha mundësitë për të inkurajuar partnerët tanë në Maqedoninë e Veriut”.

Leerman vlerëson se ndryshimi i Kushtetutës nuk kërcënon identitetin maqedonas, por përkundrazi, forcon karakterin multietnik të shtetit.

Opozita CDU dhe partia simotër CSU thanë se janë kundër rezolutës sepse shumica në pushtet ndan Maqedoninë e Veriut nga pjesa tjetër e shteteve në rajon.

Socialdemokrati Josip Juratoviq iu përgjigj kritikave të opozitës me mendimin se çdo vend kandidat për anëtarësim në BE vlerësohej gjithmonë individualisht dhe jo si grup. Juratoviq, kërkoi nga CDU mbështetje dhe ndikim në partinë e tyre simotër VMRO-DPMNE për ndryshimet kushtetuese./SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like