(VIDEO) Bullizmi është shumë i përhapur edhe në shkollat e Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love

Tragjedia që ndodhi të mërkurën në Beograd ka nxitur reagime edhe nga psikologë të shumtë në vend dhe në rajon. Bullizmi i ushtruar ndaj nxënësit të klasës së shtatë përfundoi me një masakër, të kryer nga një i mitur, madje nga një nxënës i shkëlqyer. Psikologia Sumea Ramadani thotë pwr Tv Shenja se bullizmi mund të jetë arsyeja që mund të shkatërrojë një jetë e tërë ende pa filluar. Ajo potencon se bullizmi nuk është thjesht vetem një tallje verbale por fatkeqësisht në të shumtën e rasteve përfundon me pasoja fatale, siç janë vrasjet, sulmet apo vetëvrasjet.

SUMEA RAMADANI PSIKOLOGE

“Bullizmi mund të jetë arsyeja që mund të shkatërrohet një jetë e tërë ende pa filluar. Prej rastit të djeshëm edhe kemi informata që si pre e bullzimit një djalë 13 vjeçar I mitur kryen vrasje të shumëfishtë dhe kjo ka qenë e planifkuar prej më parë, pra e gjithë ajo shtypja që shoqëria ia ka ushtruar atij ai e ka shtypur brenda vetës dhe e ka demonstruar pastaj me një shpërthitje në formë të tillë të vrasjeve”.

 Psikologja sqaron se bullizmi nuk është aq i thjeshtë që mbaron vetëm me ndonjë tallje ose me një të qeshur, pasojat, rrënjët e bullizmit mund të vazhojnë deri në vrasje të shumëfishta mirëpo çka është më e rëndësishme ato vrasjet absrtakte të cilat ne nuk I shohim, nuk demonstrohen me vrasje me gjak dhe me plagosje ato janë vrasjet e jetave të të rinjëve të cilët mbyllen brenda vetes dhe pastaj atë fore të abuzimit e demostrojnë te familjet e tyre, fëmijët e tyre.

Ramadani thotë se bullizmi është një dukuri shumë e përhapur dhe prezente sidomos në shkollat fillore dhe në shkollat e mesme të vendit tonë. Ajo theksoi se mësimdhënësit dhe prindërit duhet të bashkëpunojnë, të krijojnë një komunikim sa më të mirë me fëmijët që të zgjidhet ky problem ose të preventohet. Sa i përket arsyjeve se pse ndodh bullzimi ajo thotë se arysjet janë të shumta dhe të ndryshme.

SUMEA RAMADANI PSIKOLOGE

“Përgjigja është shumë multi-dimenzionale. Përhapja e fjalorit të urrejtjes nëpër rrejte sociale është shkaku kryesor I rritjes së bullizmit, në rrjete sociale, sajber bullizmit. Në shkolla ndoshta statusi socioekonomik është një faktor shumë i rëndësishëm, pastaj niveli i zhvillimit qoftë fizik, qoftë psiqik te fëmijët është një faktor që e rrit probabilitetin që ato të jenë viktimë e bullizmit. Mirëpo gjithashtu duhet të flitet se edhe cilët janë faktorët që e preventojnë bullizmin, ajo është komunikimi i mirë dhe i shëndetshëm me fëmijën, nëse fëmijës prej më parë i jepen informacione se çdo njeri është i ndryshëm dhe ekzistojnë dallimet ndërnjerëzore, do të mund që fëmijëve të ju krijohet një shabllon i shëndoshë në kokat e tyre për dallimet ndërnjerëzore”.

Ramadani më tej thekson se nëse bullizmi është prezent në një shkollë atëherë edhe krimi do të jetë prezent. “Ndoshta asnjë gjykatës nuk e gjykon ndonjë ofendim verbal të ndonjë nxënësi ndaj një nxënësi tjetër mirëpo aty fillojnë flamujt e kuq për ekzistimin e  dhunës të mundshme”, thotë ajo.

Psikologia apelon që të kemi kujdes se çfarë gjuhe përdorim në rrjete sociale dhe çfarë hapësire i krijojme fëmijëve në rrjetet sociale. “Në shkolla apeloj fuqishëm që të gjithë psikologët e shkollave dhe mësimdhënësit të bashkëpunojnë me prindërit dhe të krijojnë një komunikim me fëmijët sepse nëse fëmiu e shpreh verbalisht që nuk don të shkojë në shkollë atëherë kjo është një sinjal i kuq që duhet të preventohet”, thotë psikologja Sumea Ramadani.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like