Video/ Bujë në Spanjë! Presidenti i federatës së futbollit puthi në buzë një lojtare gjatë ndarjes së çmimit

by admin
Spread the love

Kombëtarja spanjolle e futbollit për femra ka pak orë që është kampione e re e botës!

Skuadra iberike mundi 1-0 kampionët e Europës, Anglinë, në finalen e zhvilluar në Australi.

Ajo që bëri më shumë bujë ishte gjesti i presidentit të federatës Luis Rubiales, i cili iku në podium në momentin e dhënies së çmimit. Kur takoi Jenny Hermoso, një nga lojtaret më të mira të skuadrës, e përqafoi dhe e puthi në buzë! Lojtarja u befasua dhe deklaroi: Uh…po, nuk më pëlqeu.

Pranë presidentit të federatës ishte mbretëresha e Spanjës Letizia, por kjo nuk e pengoi atë ta puthte në buzë futbollisten dhe të bënte bujë në Spanjë.

 


Top Channel

You may also like