(VIDEO) Bekteshi: Energjia elektrike nuk do të shtrenjtohet as pas 1 janarit

by admin
Spread the love

Energjia elektrike nuk do të shtrenjtohet as pas 1 janarit, deklaroi sot ministri i Еkonomisë Kreshnik Bekteshi. Sipas tij, Komisioni Rregullator i Energjetikës do të mund të ndërhyjë në çmim, nëse konstatohet se llogaritjet nuk janë bërë si duhet. Bekteshi bëri me dije se procedura e përzgjedhjes ka nisur dhe nga fillimi i vitit të ardhshëm do të ketë një furnizues të ri universal.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Në asnjë mënyrë nuk do të ketë çmim më të lartë të energjisë elektrike, duke qenë se këtë e parasheh Ligji për Energjinë. KRRE, sipas zgjidhjes ligjore, ka detyrimin të mbikëqyrë dhe të konstatojë nëse llogaritjet janë bërë drejtë. Me ndryshimet e fundit në ligjin për energji, qytetarët e dinë se kemi futur një furnizues universal mandati i të cilit skadon vitin e ardhshëm dhe ka filluar procedura për zgjedhjen e një të riu. Nga fillimi i vitit të ardhshëm do të kemi një furnizues të ri universal, shpresojmë që të kenë marzhe më të ulëta sipas konkurrencës që kemi. I njëjti sistem tarifor do të jetë në fuqi nga 1 janari, ndërsa mbikëqyrjen e bën KRRE”.

Bekteshi sqaroi se sipas paragrafit 5 të nenit 10, KKRE do të ketë të drejtë të ndërhyjë në çmim, nëse konstatohet se llogaritjet nuk janë bërë siç duhet. “Kur flasim për monopol, ne kemi vendosur vetë që të kemi një çmim të rregulluar në fushën e energjisë elektrike për të mbrojtur familjet dhe konsumatorët e vegjël, e kundërta do të ishte të dilnim në bursë dhe të kishim çmime në treg që aktualisht janë dyfish më të larta se çmimi i ofruar nga EMV”, theksoi Bekteshi.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like