(VIDEO) BDI akuzon për skenar rus, VLEN thotë se BDI është më e afërt me Rusinë

by admin
Spread the love

Akuza dhe kundërakuza ndërmjet partive politike në vend po shpeshtohen, pasi po afrohen zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare. Bashkimi Demokratik për Integrim akuzon opozitën për favorizimin e një skenari rus për trazira politike pas 8 majit. BDI thekson se shqetësim të madh po përcjellin akuzat, shpifjet dhe fyerjet që opozita i bën kandidatit për president Bujar Osmani, si dhe ndaj kryeministrit Talat Xhaferit.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Të koordinuar bashkë me VMRO-DPMNE-në e Mickoskit dhe LEVICËN e Apasievit, si dhe në mungesë të programit zgjedhor, koalicioni VLEN ka përforcuar shpifjet ndaj Bujar Osmanit dhe Talat Xhaferit, ndërsa nuk po i kursejnë edhe familjarët e zyrtarëve, gjë që po shqetëson edhe qytetarët, por është njoftuar edhe faktori ndërkombëtar në vend. Ftojmë opozitën si shqiptare ashtu edhe atë maqedonase, të zhvillojnë fushatë në pajtim me vlerat europiane dhe demokratike, pasi çdo gjë kundër, do të thotë largim nga Bashkimi Europian dhe afrim me Moskën e Putinit”.

Ndërkaq, kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari, këto akuza I quan qesharake. Sipas tij, BDI  është e fundit që duhet ti thotë këto gjëra.

ARBEN TARAVARI, KANDIDATË PËR PRESIDENT VLEN

“Këto janë akuza qesharake. Mendoj se së paku BDI-së nuk i ngjan ti thotë këto gjëra, nëse ka dikush afërsi me Serbinë prej partive politike shqiptare, mendoj se është BDI-ja dhe Serbia është përfaqësuese kryesore e Rusisë në Ballkan, kështu që këto janë akuza të pabaza dhe nuk mundet opozita të organizojë diçka të tillë kur ska pushtet. As mos ta diskutojmë se në qofte se dikush është i shqetsuar dhe nervoz në këtë periudhë, më shumë se BDI-ja nuk është askush”.

E gjithë kjo sipas Taravarit bëhet me të vetmin qëllim, pas siç tha ai, nga frika se BDI për herë të pare do t’i humbë zgjedhjet dhe nga 9 maji ata do të jenë në opozitë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like