VIDEO/ Bajrami titullar dhe Kumbulla në stol, Sasuolo harron të fitojë në kampionat

by admin
Spread the love

Ndeshja e katër radhazi pa triumf! Sasuolo harron të fitojë në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Torinos.  

Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Pinamontit në minutën e 5-të, teksa festa zgjati vetëm 4 minuta, pasi Duvan Zapata vendosi baraspeshën në minutën e 9-të. Prej këtij momenti nuk pati më gola të shënuar, pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave. 

Vlen të theksohet fakti se titullar në këtë duel u aktivizua dhe mesfushori i Kombëtares, Nedim Bajrami, i cili qëndroi në fushë 72 minuta dhe realizoi një paraqitje dinjitoze, duke u vlerësuar me notën 7.1 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. 

RENDITJAA SERIE A

Ndërkohë për sa i përket futbollistit tjetër të Kombëtares, Marash Kumbulla, ai e ndoqi këtë përballje nga stoli.  

GOLI I SASUOLOS: VIDEO

GOLI I TORINOS: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

You may also like