(VIDEO) Aziri: Vulat dhe partia janë të Taravari, u falsifikuan firmat e kuvendarëve

by admin
Spread the love

Kuvendi i mbajtur më 10 shkurt nga Ziadin Sela është jo legjitim dhe i falsifikuar. Kështu akuzojnë nga Aleanca për Shqiptarët, që janë në mbështetje të kryetarit Arben Taravarit. Ata pretendojnë se 69 kuvendarë janë në përkrahje të Selës dhe 75 në përkrahje të Taravarit. Këta të fundit, thonë se i kanë vulat, kryetarin dhe shumicën e ASH-së.

Azir Aliu, Aleanca për Shqiptarët

”Partia, vula, kryetari dhe shumica është në Aleancë për Shqiptarët. Pra, ne do të shkojmë, me llogo, me vulë dhe me mburrje në këto zgjedhje me llogon Aleanca për Shqiptarët”.

Avokati  tyre, Abidin Abduli thotë se ka 70 deklarata të dhëna në noter të kuvendarëve se nuk kanë qenë të pranishëm në Kuvendin e Selës, por se në vendin e tyre janë shkruar emra të tjerë.

Abidin Abduli Avokat 

“Kuvendi i mbajtur më 10 shkurt të këtij viti, përveç se është jolegjitim, i njejti në vete ngërthen edhe shumë elemente të veprave penale….Unë para jush kam deklarata të dhëna në noter nga 70 kuvendarë të regjistruar të cilët deklarojnë se nuk kanë marrë pjesë në Kuvendin e mbajtur më 10 shkurt të këtij viti, i thirrur nga kryetari i Kuvendit. Me këtë mund të konstatojmë se Kuvendi i mbajtur më 10 shkurt nuk e ka pasur dy të tretën e  mjaftueshme për të thirrur kongres”.

Këto keqpërdorime ato thonë se nga java e ardhshme, do t’i dorëzojnë në instancat gjyqsore.

Përndryshe, kryetari Arben Taravari sonte e ka thirrur Kongresin e partisë, i cili do të mbahet në Shkup. Kurse Kongresi i Ziadin Selës, është caktuar për të dielën, më 18 shkurt, në të cilin është paralajëmruar që të bëhet shkarkimi i Taravarit, nga kryetari i partisë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like