VIDEO/ Autogoli i Gatit vendos “derbin e Italisë”, Interi thyen Juventusin dhe merr arratinë në Serinë A

by admin
Spread the love

Interi “pa frena” në Serinë A. Zikaltërit e Inzagit mposhtën Juventusin në “derbin e Italisë” me shifrat 1-0, duke marrë arratinë në Serinë A.

Autogoli i Gatit në minutën e 37-të, ishte ai që vendosi sfidën. Skuadra e Inzagit tashmë e shikon veten në vendin e parë me 4 pikë diferencë dhe një ndeshje më pak se Juventusi. 

Ky ishte suksesi i 18-të në 22 javë për zikaltërit, ndërkohë që për Juventusin kjo ishte humbja e dytë në kampionat.  

Në duelin e radhës, Interi do të përballet në transfertë ndaj Romës, ndërkohë që Juventusi pret në shtëpi Udinezen.  

inter renditja

FT: INTER-JUVENTUS 1-0

Gati 37′ (Autogol)

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida! 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90′ Juventusi kryen zëvendësimin e fundit, Mek Keni i lë vendin Alkarazit.

89′ Inzagi kryen dy zëvendësimet e fundit, hedh në fushë Klasen dhe De Vraj, largohen Barela dhe Bastoni.

88′ Dy zëvendësime te Juventusi, Gati dhe Kambiaso largohen nga fusha, në vend të tyre, Mireti dhe Aleks Sandro.

87′ Tek Interi vendosin duart në kokë, portieri Shezni i mohon një gol të sigurt Arnautoviçit, shumë pranë vijës fatale. Vendimtare ndërhyrja e gardianit polak. (VIDEO) 

77′ Zëvendësim tjetër te Interi, largohet Turam, vendin e tij e merr Arnautoviç.

73′ Interi kryen dy zëvendësime, largohet Darmian dhe Dimarko në fushë Dumfris dhe Karlos Augusto.

69′ Pritje spektakolare e Sheznit, portieri i Juventusit, i mohon golin Barelës, pas gjuajtjes fluturimthi brenda zonës. (VIDEO) 

68′ Gati kërkon të “shlyejë” autogolin. Mbrojtësi provon me një predhë nga distanca, topi përfundon ngjitur me shtyllën e Zomer. (VIDEO) 

66′ Dy zëvendësime te Juventusi, largohet Kostiç dhe Jilldiz, në fushë Ueah dhe Kieza.

63′ Sërish rrezikshëm Juventusi me Vlahoviç që provon të shënojë me roveshatë brenda zonës, por topi shkon jashtë kuadratit. (VIDEO) 

61′ Tjetër rast flagrant, kësaj here ishte Turam, që gaboi një pasim të thjeshtë brenda zonës për Dimarkon, duke sfumuar një tjetër rast goli. (VIDEO)

60′ Minuta spektakolare! Momente paniku në zonën e Interit, nuk përfitojnë bardhezinjtë nga një rrëmujë para zonës së Zomer. (VIDEO) 

57′ Dridhet porta bardhezi! Çalhanoglu provon me një gjuajtje të befasishme me të brendshme, nga jashtë zonës, por topi përplaset në shtyllë. (VIDEO) 

56′ Rast i artë për Interin, me Dimarkon që provon me të majtën nga brenda zonës, por topi shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO) 

51′ Mkhitarjan është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Rabio.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

42′ Juventusi kërkon të reagojë, por mbrojtja zikaltër duket në formë, duke mos lejuar hapësira.

37′ GOOOOL INTER 1-0/ Zhbllokohet supersfida, Gati shkakton autogol, pas duelit me Turam. Devijimi i mbrojtësit të Juves përfundon në rrjetë. (VIDEO) 

33′ Tjetër futbollist i ndëshkuar te Juventusi me karton të verdhë, kësaj here e pëson kapiteni Danilo.

32′ Kundërpërgjigjet Juventusi me Vlahoviç, serbi e lëshon më shumë seç duhet topin brenda zonës, duke “djegur” një shans të artë. Vendimtare ndërhyrja e Pavar. (VIDEO) 

25′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Turam, zikaltrit “flirtojnë” me golin e avantazhit. Sulmuesi nuk koordinohet siç duhet shumë pranë vijës fatale duke sfumuar një mundësi të artë. (VIDEO) 

20′ Vazhdon dominimi i Interit, zikaltërit, kanë mbyllur në zonë Juventusin, por mungojnë gjuajtjet e rrezikshme në kuadrat!

18′ Ndizet sfida, Vlahoviç është i ndëshkuari i parë për faull në sulm ndaj Açerbit.

5′ Minuta mjaft të mira për Interin që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën bardhezi, duke fituar dy goditje të tjera nga këndi. Ishte Mkhitarjan që provoi, por topi u devijua duke përfunduar në këndore.

2′ Interi e nis në sulm, duke kërcënuar menjëherë, portën bardhezi. Turam harkon një top të rrezikshëm për Mkihtarjan, por vendimtare ndërhyrja e Gatit që largon rrezikun në këndore. (VIDEO) 

1′ Starton supersfida në “San Siro”

FORMACIONET ZYRTARE

INTER (3-5-2): Zomer; Pavar, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Lautaro Martinez, Turam
Trajner: S. Inzagi

JUVENTUS (3-5-2): Sheznji; Gati, Bremer, Danilo; Kambiaso, MekKeni, Lokatelli, Rabio, Kostiç; Vlahoviç, Jilldiz.
Trajner: M. Alegri

PANORAMASPORT.AL

You may also like