VIDEO/ Arsenali mposht Liverpulin, rihap luftën për titull në Premier Ligë

by admin
Spread the love

Arsenali ka fituar sot me shifrat 3-1 supersfidën e kësaj jave në Premier Ligë ndaj Liverpulit, duke rihapur garën për titullin në Premier Ligë.

“Topçinjtë” kanë dominuar sfidën e sotme përballë skuadrës së Klop, të ndërgjegjshëm që nuk mund të lejonin një tjetër shkëputje në krye të tabelës. Gol i Saka i dha një avantazh të shpejtë vendasve të cilët tentuan më shpesh portën në kërkim të golave të tjerë, por pjesa e parë u mbyll në barazim, pasi në minutat shtesë, një devijim i fundit i Gabriel çoi sferën në rrjetë pas aksionit të Luis Diaz.

Kjo bëri që të ishte Liverpuli më kërkues në fillimin e pjesës së dytë. Por fati i ndeshjes u vendos nga një gafë e dyshes Van Dajk-Alison, që nuk larguan dot një top para zonës, duke i dhënë mundësinë Martinelit që të çonte topin në portën e boshatisur për golin e avantazhit. Në fund, goli i Trosard në shtesë i dha fitoren 3-1 ekipit vendas, që tashmë sheh të ngushtohet në vetëm 2 pikë diferenca me të kuqtë kryesues të klasifikimit.

ARSENAL 3-1 LIVERPUL

Saka 14′ , Martineli 67′, Trosard 90’+2′ / Gabriel (ag) 45’+3′ 

GOLI I TROSARD (VIDEO)

GOLI I MARTINELI (VIDEO)

-AUTOGOLI I GABRIEL (VIDEO)

-GOLI I SAKAS (VIDEO)

sdffsdsdfsfsffsdsdfsdfdf

FORMACIONET ZYRTARE:

4654465465

PANORAMASPORT.AL

You may also like