(VIDEO) Angela Price Aggeler konfirmohet si ambasadore e re amerikane në Shkup

by admin
Spread the love

Angela Price Aggeler është konfirmuar si ambasadorja e re e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.

Ajo zëvendëson Kate Marie Byrnes, e cila ka shërbyer si ambasadore e SHBA në Shkup që nga viti 2019.

Javën e kaluar, Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë mbajti një seancë dëgjimore për emërimin e saj, në të cilën ambasadorja njoftoi se po punon “për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut që të zhvillojë një strategji kombëtare ku do kërkohet përgjegjësi nga personat e korruptuar”.

ANGELA PRICE AGGELER, AMBASADORE E EMËRUAR AMERIKANE NË SHKUP

“SHBA dhe Maqedonia e Veriut kanë shumë prioritete të përbashkëta, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e qeverisjes së mirë. Do të inkurajoj reformat në drejtësi dhe do t’u bëj thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të promovojnë transparencën në hetimin e akuzave për abuzime dhe të përballen me vendosmëri kundër korrupsionit, për të forcuar besimin e qeverisë në opinion”

Aggeler deklaroi se do të punoj për të mbështetur të ardhmen ekonomike të Maqedonisë së Veriut përmes politikave për të forcuar klimën e saj të investimeve, forcimin e infrastrukturës, përmirësimin energjetik, diversitetin dhe sigurinë dhe ndërtimin e rezistencës ndaj ndikimeve të jashtme keqdashëse, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën.

Angela Price Aggeler, një anëtare karriere e Shërbimit të Jashtëm të Lartë me gradën Ministre-Këshilltare, shërbeu si zyrtare për marrëdhënie me publikun në Ambasadën Amerikane në Shkup. Gjithashtu  ishte e ngarkuar me punë të përkohshme e misionit të SHBA-së në Pakistan, dhe më parë si zëvendës shefe e Misionit. Para kësaj ka qenë Ministre Këshilltare për Çështjet Publike në Ambasadën e SHBA-së në Paris, Francë. Ajo shërbeu si Ushtruese e detyrës së Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Byronë për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore dhe Zyrën e Përfaqësuesit Special për Afganistanin dhe Pakistanin në Uashington.  /SHENJA/

 

You may also like