(VIDEO) Analiza e Kuvendit: Gjysma e deputetëve flasin pa argumente

by admin
Spread the love

Në hulumtimin e fundit për punën e deputetëve, Instituti për Demokraci vëren përkeqësim të cilësisë së debatit në Kuvend, ku në fokus ishin pikat e rendit të ditës nga fusha e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Sipas hulumtimit deputetët e opozitës ishin më aktivë në pjesëmarrje në diskutime, duke marrë pjesë në 76 % të diskutimeve të vëzhguara, ndërsa deputetët e qeverisë morën pjesë në 24 % të diskutimeve. Pjesëmarrja e gjinisë femërore në diskutim është 43% dhe mbetet në një nivel relativisht të lartë, duke përfaqësuar gjithashtu pjesëmarrjen më të lartë të femrave në diskutim krahasuar me mandatet e vëzhguara më parë.

INSTITUTI PËR DEMOKRACI

“Në shkallën nga 1 deri në 10, vlerësimi për cilësinë e debatit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në gjysmën e parë të vitit 2023 është 5,5, që është përkeqësim nga gjashtëmujori paraprak korrik – dhjetor 2022,  kur vlerësimi ishte 5.7”.

Raporti për këtë periudhë, tregon një nivel të ulët të cilësisë së debatit dhe konfirmon konstatimin se ka vend për përmirësim të dukshëm. Niveli i argumentimit është përkeqësuar në krahasim me periudhën e mëparshme të vëzhgimit korrik – dhjetor 2022.

 INSTITUTI PËR DEMOKRACI

“ Folësit në 49% të prezantimeve të tyre të analizuara nuk kishin argumente, ndërsa në 44% kishin argumente të dobëta. Në vetëm 7% të diskutimeve të vëzhguara folësit përdorën një argument për të shpjeguar pozicionin e tyre, i cili është pothuajse në të njëjtin nivel krahasuar me periudhën e mëparshme. Vetëm 8 folës përdorën dy argumente, ndërsa më shumë se dy argumente për të mbështetur qëndrimin e tyre ishin të pranishëm në vetëm 0.1% të prezantimeve të vëzhguara”.

Kur bëhet fjalë për qëndrimin e deputetëve ndaj personalitetit të kolegëve të tyre nga një parti tjetër politike, respekti është shprehur vetëm në 3 % të diskutimit, që tregon një rënie të ndjeshme në krahasim me periudhën e mëparshme të vëzhgimit, kur respekti ishte shprehur në 17% të rasteve.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like