(VIDEO) Aksidenti në Bullgari, sigurimet GRAWE, thirrje të dëmtuarve për dëmshpërblim

by admin
Spread the love




Shoqëria e sigurimeve GRAWE ju bën thirrje të gjithë të dëmtuarve nga aksidenti i autobusit në Bullgari që të paraqesin kërkesat për dëmshpërblim.

Kompania ka lëshuar një deklaratë ku vlerëson se aksident është shumë i rëndë dhe është një tragjedi për të cilën të gjithë ndjejmë keqardhje.

GRAWE mori vendim të dëmshpërblejë të gjithë të dëmtuarit në përputhje me normat pozitive ligjore që janë në fuqi.

SHOQËRIA E SIGURIMEVE “GRAWE”

“Ju drejtohemi me këtë thirrje publike të gjithë të dëmtuarve të bëjnë kërkesë për dëmshpërblim duke ju lutur që kërkesat për dëmshpërblim të dorëzohen jo më vonë se brenda 20 ditëve të ardhshme, që GRAWE osiguruvanje Non-life të mund të paguajë mjetet në përputhje me ligjin në mënyrë proporcionale të gjithë të dëmtuarve. Ju bëjmë thirrje anëtarëve më të afërt të  familjes të dorëzojnë kërkesa të cilat mund t’i gjejnë në web faqen  grawe.mk ose në selinë e shoqërisë në Rr. Pirinska 23, 1-1/5 Shkup”

Kompania u bën thirrje për bashkëpunim të gjitha palëve е prekura, të dëmtuarive, të autorizuarit e të dëmtuarve, institucionet  që nga kjo tragjedi e madhe të gjithë të dëmtuarit të dëmshpërblehen në proporcion me dëmin që u është shkaktuar.

SHOQËRIA E SIGURIMEVE “GRAWE”

“Punonjësit përgjegjës në GRAWE osiguruvanje Non-life Shkup në mënyrë profesionale dhe në pajtim me ligjin dhe aktet nënligjore do të përcaktojnë vlerën e dëmeve dhe për çdo të dëmtuar në veçanti do të jetë transparente dhe si informacion do të jepet pasi të paraqiten dhe përpunohen të gjitha kërkesat për dëmshpërblim”

GRAWE ka përmendur faktin se duke pasur parasysh që kaloi kohë e gjatë për marrjen e aktit themelor me të cilin identifikohet ky dëm, mori vendim të paguajë për çdo të ndjerë 4.500 euro avans anëtarit më të afërt të familjes. /SHENJA/

 

 

 


You may also like