(VIDEO) 77 mijë të rinj të lindur këtu nuk janë popullsi rezidente, Maqedonia po zbrazet

by admin
Spread the love

Punësimi dhe shkollimi, janë dy arsyet kryesore që të rinjtë e lëshojnë vendin. Kështu tregojnë analizat e Fondacionit për Demokraci Vestmister. Në ditën ndërkombëtare të rinisë, ato porosisin që të rinjëve t’u ofrohen mundësi dhe e ardhme, në mënyrë që të rinjtë mos ta lëshojnë vendin. Më tej bënë të qartë se regjistrimi ka treguar se nga 24% e popullatës sa ishin në vitin 2002, tani të rinjtë përbëjnë 18% të popullisë, pra ka një ulje prej 6%. Po ashtu  77 000 të rinjë të lindur këtu, nuk janë popullsi rezidente, që tregon se një numër i madh Iitë rinjëve e lëshojnë vendin.

Dona Kosturanova, drejtoresh e Fondacionit për Demkraci Vestmister 

“Nëse dëshirojmë qëndrueshmëri në apsketin social dhe ekonomik, është e nevojshme të investohet, që të rinjtë ta shohin të ardhmen e  tyre këtu. Por, edhe të përgadisim plane se si të përballemi me uljen e ikjes së të rinjëve në afat të gjatë. Fatkeqësisht nuk ndahen mjete të mjaftueshme që të mbështeten politikat për të rinjtë”.

Shteti sipas kryetarit të Forumit Arsimor Rinor Petar Barllakovski duhet të krijojë strategji dhe politika afatgjate për të mbajtur të rinjtë këtu.

Petar Barllakovski, kryetar i Forumit  Arsimor Rinor 08:46

“Gjëja e parë që shteti duhet ta bëjë, është një strategji dhe politikë afatgjate, e cila do të kontribuojë në uljen e migrimit të të rinjëve. Kjo mund të bëhet duke krijuar politika afatgjate për përmirësimin e arsimit, punësimin e të rinjëve, por edhe në përirësimin e funksionimit të përgjithshëm të institucioneve”.

Sipas autores së studimit për financimin e  të rinjëve Katerina Shapkova Koçevska, analizat kanë treguar se buxheti për të rinjtë, në kuadër të Agjencisë për Rini dhe Sport është tepër I ulët.

Katerina Shapkova Koçevska, autore e studimit për financimin e të rinjëve  10:41

“Konkluzionet tek të cilat arritëm, nuk ishin shumë optimiste. Buxheti për të rinjë, gjegjësisht mjetetet që i ka në dispozicion Agjencia për Rini dhe Sport dhe që i dedikohen të rinjëve dhe jo sportit, janë një pjesë shumë e vogël e shpenzimeve të agjencisë dhe këtu medojmë se duhet të përforcohen kapacitetet si financiare, por edhe kapacitetet tjera te agjencisë”.

Ndërsa  drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Naumçe Mojsovski, kërkon që kjo agjenci të bëhet ministri, në mënyrë që të ketë më shuëm buxhet.

Naumçe Mojsovski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport

“Problemi më i madh për mua, por edhe kryeministri e ka premtuar, që kjo agjenci të bëhet ministri, sepse e dimë se sa vendet rreth nesh kanë për të rinjtë dhe sportin dhe e dimë sa e kemi ne”.

Kurse drejtor i Entit Shtetëror për Statistika Apostoll Simovski shprehet se i vjen mirë që përfundimisht të dhënat e regjistrimit filluan të përdoren për qëllime të vërteta.

Apostoll Simovski, drejtor i Entit Shtetëror për Statistika

“Këto të dhëna treguan tendenca të këqija. Për fat të keq, të rinjtë e lëshojnë vendin. Mirëpo pothuajse 18 vite nuk e kemi ditur këtë, e kemi parë por nuk kemi dashur ta shohim. Sot e kemi një pasqyrë, duhet të krijojmë politika dhe t’i realizojëm të njejtat, ta stopojmë këtë trend të ikjes nga vendi”.

Sipas tyre, kur i kanë pyetur të rinjtë se çfarë duan të ndryshojnë në këtë vend, kanë zbuluar se përveç që duna të kenë vende pune kualitative, me rëndësi për ta është  që të ketë arsim më të mirë, infrastrukturë më e mirë, kujdesi ndaj ambientit jetësorë, sporti dhe rekreacioni e kështu me radhë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING




You may also like