(VIDEO) 39 vjet burg për të akuzuarit për aksidentin në Llaskarcë

by admin
Spread the love

Tridhjetë e nëntë vjet burg, për të akuzuarit në rastin e aksidentit fatal në “Llaskarcë”. Me më së shumti vjet u dënua shoferi i autobusit Manuell Trifunovski, gjegjësisht 14 vjet burg, kurse me pak pronari i “Durmo Tursit” Durmish Behluli, me 4 vjet burg. Remzi Miftari, përgjegjës për transportin u dënua me 6 vjet burg. Ndërsa me nga 5 vjet burg u dënuan, Igor Georgievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarovski, të punësuar në stacionin për kontroll teknik.

Prtishmëritë e prokurorit publik të lëndës ishin që denimet të mos ishin minimale, por thotë se këto vendime do t’i rishikojnë.

Darko Jakimovski, prokuror

“Sigurisht që pritshmëritë tona ishin që denimet nuk do t’i afroheshin denimit minimal për këtë vepër penale që është nga 4 deri më 20 vite. Sigurisht që do të rishikohen këto vendime pasi hallka kryesore e përgjegjësis sigurisht që është udhëheqësia dhe shpresoj që në të ardhmen asnjëherë nuk do të jemi dëshmitarë të një tragjedie të këtillë”.

Të pakënaqur nga këto vendime mbetën edhe pala e dëmtuar, gjegjësisht familjarët e të lënduarëve dhe viktimave. Ata thonë se kanë pritur që të shqiptohen denime maksimale marrë parasysh se shumë persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar rëndë.

Familjar

“Si të jemi të kënaqur? Ne kemi pritur që të akuzuarit të marrin denime maksimale. I akuzuari i parë denohet me 4 vite burg, kurse 16 persona kanë humbur jetën, 35 të lënduar rëndë. Mendoj se e këto denime ishin më minimalet që mund të ishin shqiptuar. Të gjithë të involvuarit duhej të merrnin denime maksimale”.

Përndryshe, 13 shkurti i vitit 2019 ishte ditë fatale për 51 pasagjerët në autobusin e “Durmo Turs” i cili qarkullonte në relacion Shkup-Gostivar. Rreth orës 17,  autobusi u përmbys në autostradën Tetovë-Shkup afër fshatit Llaskarcë. Autobusi humbi kontrollin dhe ra në humnerë, pasi theu gardhin mbrojtës në autostradë. 16 udhëtarë humbën jetën, kurse 35 prej tyre morën lëndime të rënda. Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like