Veteranët tentojnë të hyjnë me dhunë në Kuvend, policia përdorë gaz lotsjellës

by admin
Spread the love

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i kanë thyer rrethojat e janë futur në oborrin e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

U.d. i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, deklaroi se ligji për pagën minimale nuk duhet të votohet në Kuvend, duke shtuar se nëpërmjet këtij ligji tentojnë t’i largojnë veteranët.

“Duhet të protestojmë për vlerat e asaj lufte, ne kishim takim me pushtetin dhe i kemi treguar qëndrimet tona”, shtoi ai.

Organizatat po shprehin pakënaqësitë për mospërfshirjen e veteranëve në ngritjen e pagës minimale, që është propozuar nga Qeveria.

You may also like