Veteranët të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut shënuan ditëlindjen e Fadil Vokrrit – Shqip

by admin
Spread the love

Në Prishtinë të dielën u zhvillua  turneu  tradicional i futbollit për nder të ditëlindjes së Legjendës së  futbollit Fadil Vokrri.  Në kë të turne mirrë pjess  reprezentacioni I veteranëve  të Kosovës  dhe  ai i Maqedonisë së Veriut . Fitues  dole veteranët e Kosovës me rezultatin 2:1.

Golat për Kosovën i shënuan Sheremet Isufi në pjesën e parë dhe Robert Gjeraj në pjesën e dytë. Ndërkaq, golin e vetëm për mysafirët e realizoi Artim Shaqiri, në fund të ndeshjes. Paraprakisht u zhvillua ndeshja ndërmjet veteranëve të KF Llapit dhe veteranëve të KF Prishtina, skuadra në të cilat ka luajtur Fadil Vokrri, ndeshje e cila u mbyll baras 3:3. Për Llapin shënuan Berat Berisha, Rrahim Kaçanolli dhe Liridon Kukaj autogol, derisa për Prishtinën shënuan Debatik Curri, Liridon Kukaj dhe Liridon Leci.

Ky turne tradicional u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali nën patronatin e FFK-së, në organizim të Ligës së Veteranëve të Futbollit të Kosovës dhe tifo-grupit “Dardanët”. Në fund trofeun “Fadil Vokrri” për kapitenin e Kosovës, Luan Tabaku e ndau presidenti i FFK-së, Agim Ademi, derisa me trofe u nderuan edhe mysafirët, të cilin e pranoi Artim Shaqiri.

 Reprezentacioni i veteranëve të Maqedonisë së Veriut  luajtio me  kët formacion:

Xhemal Zeqiri, Artim Shaqiri, Arben Nuhiu, Dragan Naçevski, Vujadin Stanajkoviq, Artim Polozhani, Erxhan Menga, Nexhat Shabani, Qatip Osmani, Kushtrim Balazhi, Goran Georgievski, Xhenan Haidari, Afet Jashari, Vanço Micevski, Dragan Micevski.

Seleksionues: Mensur Nexhipi me ndihmësin  Erkan Jusufin.

You may also like