Vetëm Luiza Gega na përfaqëson! Më 24 shtator në Paris mbahet Olimpiada

by admin
Spread the love

Më pak se një vit nga Olimpiada “Paris 2024” Shqipëria endet nëpër aktivitete ndërkombëtare për të grumbulluar pikët e nevojshme që të kualifikojë sportistët për në këtë aktivitet madhor, më i madhi i sportit në të gjithë Botën.

Por pavarësisht kësaj, sot kuqezinjtë olimpist kanë mundur të kualifikojnë vetëm 1 sportiste, Luiza Gega, kampionia e europës dhe pjesëmarrëse dinjitoze në Botërore dhe në çdo aktivitet ku merr pjesë, që nga korriku zyrtarisht e kualifikuar në Paris 2024.

Sportisti tjetër në tentativë për t’u kualifikuar është Izmir Smajlaj prej shumë muajsh i dëmtuar dhe në hapat e para të rifillimit të stërvitjes, do të tentojë deri në fund për kualifikimin, pasi atletika do të ketë aktivitete deri në maj, shanse për kualifikim, edhe pse atletika gjithsesi do ta ketë një ftesë për të çuar edhe një tjetër sportist veç Luiza Gegës.

Ndërkohë peshngritja, sporti ynë i traditës që prej vitesh e dekadash na ka dhuruar medalje për momentin është jashtë pritshmërive dhe kualifikimit, asnjë sportist të kualifikuar edhe pse ka ende aktivitete thonë protagonistët dhe bashkë me to edhe shpresë pavarësisht rezultateve të fundit në Arabinë Saudite, ku Qerimaj dhe Calja u renditën në vendet 7 dhe tetë në peshën 81 kg që nuk është një peshë Olimpike, për më tepër që ky me gjasë kjo do të jetë dhe olimpiada fundit e këtij sporti, pasi në 2028-n është jashtë për momentin.

Shpresat mbeten për kualifikim tashmë tek gjimnastika me gjimnastin rus Matvei Petrov që me gjasë do t’ja dalë të kualifikohet apo me dy sportistët me origjinë nga çeçenia, Abakarov dhe Dudaev, por që garojnë për Shqipërinë.

Sporti tjetër që merr festa për Olimpiadë është noti, ku do të kemi ndoshta si në të shkuarën 2 ftesa për dy sportist, për të formuar një ekip olimpik të projektuar për 6 apo 7 sportist, nga këta shumë pak shqiptarë, dhe nga këto pak shqiptarë, vetëm një të kualifikuar për momentin.

Ndoshta është ende shpejt për të thënë, por askush nuk e nxitoi Luizën të kualifikiohej kaq shpejt, ashtu si nuk i pengoi të tjerët të ishin kualifikuar, por niveli në rënie, do të na lë deri në frymën e fundit të shpresojmë tek pikët e kualifikimit, për ndryshe, ashtu sikurse në dasëm, të na ftojnë për Paris 2024-n.


Top Channel

You may also like