Vetëm 29 % e grave i ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri deri në muajin e gjashtë

by admin
Spread the love

Grupi i Grave Deputete (GGD) mban tryezë me temën “Zbatueshmëria e legjislacionit dhe sfidat për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri”, raporton Ekonomia Online.

Tinka Kurti, kryetare e GGD, ka folur për rëndësinë e gjidhënies, ajo thekoi se ligji për gjidhënie ka shumë rëndësi.

“Më vjen shumë mirë që jemi bashkë për të diskutuar
në lidhje me rëndësinë e gjidhënies përkatësisht për ligjin për promovimin dhe
mbështetjen e gjidhënies. Kjo tryezë është punë fillestare në këtë drejtim për
zbatueshmerinë e ligjit dhe çështje të tjera me aq sa mund të bëjmë Ne si
deputet për ato që na obligon ligji… a kanë zbatueshmëri apo a kanë nevojë të
pasurohen dhe plotësohen e ndryshohen. Për mua ky Ligj është jashtëzakonisht me
rëndësi edhe pse lidhet me të drejtat në punë, një pjesë e ligjit”.

Kurti tha se nuk e dinë sot sa është niveli i zbatimit të këtij ligji dhe kjo tryezë nuk është për të detyruar nënat që ti japin gji.

“Ligji edhe quhet njëra prej fjalëve kryesore
është për promovimin. Një prej punëve që edhe OBSH  na obligon direkt politikën është promovimi i
rëndësisë së gjidhënies. Pra, fton që të bëhen pjesë politikanët që janë pjesë
të fushatave të ndryshme duke prodhuau politika të favorshme për gruan dhe
fëmijën. Kjo tryezë nuk është t’i detyrojmë nënat që ti japin fëmijëve gji”.

Kurti theksoi që aktualisht është sfidë kudo që gratë t’i përshtaten vendit të punës.

“Ka praktika jo të shumta por të mira me dhoma
të përshtatshme të gji dhënies një rekomandim tjetër i OBSH që në secilin vend
të punës ku ka gra të punësuara ku duhet të jetë një dhomë e pastër me çelës me
një akomodim të lehtë frigorifer të vogël për gji dhënie apo pompimin e
qumështit”.

Kurti tha se kjo çështje nuk ka qenë në
vëmendjen e saj deri sa është bërë nënë.

“Fushata ime ka qenë e mundshme vetëm se e kam koordinuar me djalin tim. Me njërën dorë e kam mbajt djalin dhe dorën tjetër duke shkruar statse. Ka qenë sfiduese, kam menduar që njëra prej punëve nëse vi në Kuvend është patjetër kjo”.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollqaku tha se elementin promovues e kemi të gjithë ne.

“Më gjashtë muajt e parë, pas çdo mjeku  është që qumështi i gjirit të jetë si ushqim
ekskluziv, por preferohet që të zgjas deri në moshën 2 vjeçare”.

Kollqaku tha se afërsia e nënës në 6 mujorin e
parë është e rëndësishme për mirëqenien e fëmijës.

“Gruaja është në gjendje që shumë shpejt ta
merr veten dhe të del në punë por duhet të mendohet edhe për fëmijën. Është
nevoja që ta ketë nënë afër. Ne jemi këtu sot që të diskutojmë fillimisht për
ligjin në fuqi i cili duhet të plotësohet e ndryshohet. A po krijohet kjo mundësi
a po zbatohet kjo, sepse mund të jetë largësia.. sa është larg sa ka ajo
mundësi me shku e mu kthy. Janë edhe pengesa tjera infrastrukturore. “Ne jemi
për të dëgjuar, mendoj që edhe fakti që jemi kaq shumë prezent tregon interesin
për këtë temë dhe të ndihmojmë në zbatimin e ligjit e të ushqyerit me gji. Me
rekomandimet nga kjo tryezë të japim kontribut që të fuqizojmë normal që të
jenë sa më të zbatueshme”.

Zëvendësministrja e shëndetësisë Dafina Gexha,
tha se kjo temë është e rëndësishme dhe e paraparë që të zbatohet si ligj.

“Në kudër të MSH, përveç trajnimeve që janë
dhe e kryejnë detyrën e tyre që nga gjinekologët, po ashtu me promovimin e
gjidhënies rol të rëndësishëm luajnë edhe mamitë e nënatologët që punojnë me
gratë. Promovimi që bëhet në institucionet shëndetësore i kemi edhe vizitat në
shtëpi, në këto vizita janë të parapa që gjatë shtatzënisë të bëhen dy vizita
në shtëpi”.

Gexha tha se vazhdojnë të punojnë me punëtorët
shëndetësorë e në veçanti rol të rëndësishëm luajnë edhe mamitë për shkak të
kontaktit të afërt që kanë me nënat që sapo kanë lindur.

“Sigurisht, ka sfida, ne kemi obligime që na
jep ky ligj po ka edhe sfida të shumta. Më vjen mirë që jemi këtu e të shohim
se ku kemi ngecje”.

Visare Mujko nga  UNFPA, ka thënë se fatkeqësisht gjidhënie në Kosovë
s’është në nivelin e duhur.

“Unë kam qenë trajnerë e gjidhënies. Kisha
dashtë ti përmendi disa gjëra, kur kemi implementimin e ligjit për gjidhënie.
Rëndësia e mamive dhe e punëtorëve shëndetësore. Për fat të keq gjindhënia në
Kosovë nuk është më nivel s’i duhet, arsyet janë të ndryshme, sa më i lartë
niveli i arsimimit aq më e madhe gjidhënia. Nuk ka informata të mjaftueshme dhe
të drejta që po i përvilen grave për të mirat dhe benifitet që i ka gjidhënia”.

Tutje ajo thekson se grave nuk iu jepen
informacione lidhur me të mirat e gjidhënies.

“Këto info nuk po jepen saktësisht. Kemi edhe
influencën e familjarëve, kur qan fëmija po ja fillojnë me sublimente.
Gjinekologët, mamitë ti japin informatat e sakta. Duhet të jepet përkrahja edhe
nga burri e familja, mos të ndërhyjnë me metodat tradicionale. Nënat  kanë përvojë, por është edhe puna e
informatave shkencore. Ne kemi pas informata ku në Afrikë gjyshja e ka inciu
gjidhënien se vajza e vet ka vdekur”. “Edhe ne Kuran përmendet gjidhenia deri
në dy vjet”.

“Ka vështirësi të tjera, sa mundet me u zbatu
është çështje teknike. Po së paku ligji mundëson që së paku 6 muajt e parë
mundet me pas ushqimin ekskluziv”.

Abit Hajredini drejtori i zyrës për qeverisje
të mirë pranë zyrës së kryeministrit, ka thënë se janë duke punuar në vetëdijesim
sa i përket gjidhënies.

“Jemi në dijeni që ka hy në fuqi edhe ligji
për mbrojtjen e fëmijëve. Neni 42 ka të bëjë me shëndetin dhe kërkohet që të
bëhet sa më shumë promovim për prindërit fëmijët, të jepen informacione. Një
prej rekomandimeve, ju e dini që qeveria ka miratuar një program për zbatim të
ligjit që i dedikohet promovimin e ligjit. Tani jemi duke punuar më fushatën nacionale
vetëdijësuese për promovimin e ligjit. Unë bëj thirrje që të kemi aktivitete të
përbashkëta për të promovuat ligjin aktual”.

“Problematikë tjerë që ka të bëjë me
komunitetit rom ashkali dhe egjiptian. Kemi finalizuar strategjinë për
komunitetet, pritet që të miratohet shumë shpejt më qeveri. Është nda një
buxhet. Parashihen shumë aktivitete që duhet ndërmerren për të marr përsipër
institucionet për t’u zbatuar legjislacioni me aktivitete konkrete. Kërkoj që
të kemi rekomandim, sepse për të bërë të efektshme këtë fushatë duhet t’i kemi
të gjithë akterët me Ministrinë e Shëndetësisë organizata edhe grupin e grave
deputete, për t’ia dedikuar në mënyrë të veçantë rëndësisë së gjidhënies të
nënat të gratë po edhe të fëmijët”.

Dafina Muqaj nga UNICEF, ka deklaruar se vetëm
29% e grave e ushqejnë me qumësht gjiri fëmijën deri në muajin e gjashtë.

“Prapë qëndrojmë jo mire sa i përket gjendjes
së ushqieshmërisë me qumësht gjiri”.

Ajo theksoi se në bazë të një ankete që e kanë bërë vitin 2020 ka dalë që vetëm 29% e ushqejnë me qumësht gjiri fëmijën deri në muajin e gjashtë. Është mungesa e informacionit të duhur, është edhe mungesa e mbrojtjes sa nënave nga tregtimi dhe promovimi i ushqimeve industriale”.

Eliza Hoxha deputete PDK, ka deklaruar se
duhet të punohet në këtë drejtim dhe të kuptohet rëndësia e gjidhënies.

“Unë s’kam përvoja por që sot u intrigova,
pata nevojë të flas… të shihesh një amplidtudë kaq rapide të rëndësisë së
nevojës së gjidhënies për mua është shqetësues. 
“Diskutimet janë gjithmonë të frytshme. Jo veç një diskutim në sferën
publike dhe me kategoritë e ndjeshme duhet të ndodh. Edhe të pjesa e fushatave
e keni pa në botë, ku aktorë këngëtare, mu kujtua Alketa Xhafa ka një punim të
saj artistik ku është duke i dhënë gji fëmijës së saj. Secili prej nesh mund të
kemi rol. Ta bëjmë punën tonë e të kuptohet në esencë pse është e rëndësishme
gjidhënia natyrale”.

You may also like