Vetëm 16 vjeç/ Sulmuesi i Milanit shfrenon fantazinë, kërkon 2 mln euro në sezon për firmën

by admin
Spread the love

Që nga 10 marsi kur mbushi 16 vjeç, Françesko Kamarda ka të drejtë të nënshkruajë kontratën e tij të parë si profesionist, por me vetëm tri vite afat siç i takon çdo minoreni.

Milani dëshiron që akordi të arrihet në fund të sezoni që të jetë në fuqi deri në vitin 2027 pasi nëse e firmos tani atëherë edhe sezoni aktual do të përfshihej në kontratë, çka do të pakësonte me një vit bashkëpunimin mes palëve. Klubi, ku djaloshi u rrit, është gati t’i garantojë 1.5 milionë euro për firmën, ndërkohë që menaxherët e Kamardës kanë një tjetër ide.

Me sa mësohet nga mediat italiane, kërkesa e 16-vjeçarit është për dy milionë në sezon për tri vitet e ardhshme, diçka që në “Casa Milan” nuk shihet me sy fort të mirë.

KAMARDA MILAN

Sidoqoftë, klubi nuk ka marrë ende pozicionin përfundimtar dhe po mendon, ndërkohë që për Kamardën janë gati të bëjnë çmenduri skuadra si Siti apo Dortmundi që duket se janë të disponueshme për ta kënaqur ekonomikisht, pavarësisht se sulmuesi në rrethin e tij ka shprehur dëshirën për të qëndruar te Milani.

PANORAMASPORT.AL

You may also like