Vetëm 1 milion euro për të luajtur kundër Shqipërisë, zbulohen prapaskenat e kthimit të Bonuçit

by admin
Spread the love

Leonardo Bonuçi pritet të vazhdojë karrierën e tij në Itali, ose më saktësisht 6 muajt e fundit të karrierës, pasi në mbyllje të këtij sezoni, mbrojtësi italian do të varë këpucët në gozhdë. Aventura te Union Berlin nuk shkoi ashtu siç mendonte ai dhe për këtë arsye, do të ketë një prapakthehu në Serinë A, ku kanë nisur negociatat me Romën.

Për skuadrën e drejtuar nga Zhoze Murinjo, ai do të ishte një alternativë e vlefshme në prapavijë, duke pasur parasysh eksperiencën që ka e sidomos problemet e vazhdueshme me dëmtimet që kanë futbollistët e verdhekuqve. Por mbi të gjitha, është një “okazion” i merkatos, pasi ai shkon në Romë me një kosto të ulët.

Union Berlin është gati të ndërpresë marrëveshjen me futbollistin italian dhe ta lërë të lirë, ndërsa edhe pretendimet e tij financiare nuk janë të mëdha. Kështu, Roma do të paguante vetëm 1 milionë euro rrogë të muajve që i mbeten Bonuçit deri në mbyllje të këtij sezoni, sipas marrëveshjes që kishte me gjermanët.

Lojtari ka bërë të qartë se po kthehet në Itali me dëshirën për të luajtur 6 muaj si protagonist dhe që të kthehet në formën më të mirë. Mediat italiane insistojnë se këtë po e bën jo vetëm që të ketë një mbyllje të mirë të karrierës së tij në klube, por edhe për të luajtur shansin e fundit që ka për t’u kthyer në kombëtaren italiane. Ëndrra e tij është të jetë me shiritin në krah në ndeshjen e parë që të kaltrit luajnë në Euro 2024, kur në Dortmund do të përballen me Shqipërinë dhe Bonuçi po bën gjithçka për ta kthyer në realitet.

PANORAMASPORT.AL

You may also like