Vështirësohet pista Mkhitaryan për Interin, Roma bën një tjetër lëvizje

by admin
Spread the love

Transferimi i Henrik Mkhitaryan nuk mund të konsiderohet ende diçka e kryer. Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, Roma nuk është dorëzuar ende dhe do të provojë sërish për të bindur mesfushorin armen që të qëndrojë në kryeqytetin italian.

Gjithmonë sipas të njëjtit burim, Jose Mourinho e konsideron një lojtar të rëndësishëm për ekipin e tij dhe dëshiron ta mbajë me çdo kusht Mkhitaryan në Romë. Për rrjedhojë ai i ka kërkuar drejtuesve të bëjnë një sforco të fundit për të bindur mesfushorin.

Në këtë moment, Mkhitaryan nuk ka marrë ende një vendim për sa i përket të ardhmes së tij. Roma i ka ofruar armenit një kontratë dy-vjeçare me të njëjtat shifra si zikaltrit. Ndërkohë që javës tjetër drejtuesit do të zhvillojnë edhe një takim me agjentët e lojtarit për të qartësuar gjithçka. /oversport.tv

You may also like