Verona gjen zëvendësuesin e Cioffit, mungon vetëm zyrtarizimi i Lopez

by admin
Spread the love

Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë drejtuesit e Veronës kanë vendosur që të mbyllin bashkëpunim me teknikun Gabriele Cioffi. Rezultatet e dobëta në kampionat dhe sidomos humbja ndaj Salernitanës në fundjavë kanë vulosur fatin e trajnerit.

Ish-tekniku i Udineses, që mori drejtimin e Veronës këtë verë ka marrë vetëm një fitore në 9 javë të Serie A dhe tashmë skuadra qëndron në zonën që të zbret në kategorinë inferiore, e treta nga fundi në tabelën e klasifikimit.

Drejtuesit e klubit kanë gjetur edhe teknikun e ri, që pritet të jetë Diego Lopez. Ish-trajneri I Cagliari, Bologna dhe Palermos në Itali ka mbërritur në Verona dhe në orët në vazhdim pritet të zyrtarizohet në krye të pankinës. / Oversport.tv

You may also like