Verilindja e SHBA-së goditet nga stuhia e borës – Shqip

by admin
Spread the love

Vala e të ftohtit ka përfshirë edhe Greqinë, dy alpinistë u gjetën të vdekur në Alpet italiane pas rënies së ortekut

Stuhia e borës që ka përfshirë pjesën më të madhe të verilindjes të SHBA-së ka krijuar probleme në transportin rrugor dhe hekurudhor. Më shumë se 11,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike në Kaliforninë e Veriut, ndërsa ngricat kanë shkaktuar probleme në Sierra Nevada, New England si dhe disa komunitete në Massachusetts. Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve që të shmangin udhëtimet për shkak të ngricave në disa akse rrugore dhe autostrada.

Qindra fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar Logan u anuluan sipas faqes në internet Flightaware. Bora ka arritur në 50 cm në jug të New Hampshire dhe Maine jugperëndimore, e shoqëruar me erëra deri në 80 km/h.

Ndërkaq një ftohtë polar pritet të godasë edhe disa vende europiane. Sipas meteorologëve, vala e ftohtë nga veriu i Europës do të sjellin të ftohtë të ashpër, borë dhe erëra të fuqishme në ditët në vijim. Një turiste gjermane ka humbur jetën në pjesën perëndimore të Greqisë për shkak të rrëzimit të një peme si pasojë e erërave të fuqishme.

Ndërkaq ekipet e kërkim shpëtimit në Itali kanë gjetur trupat e dy alpinistëve pas rënies së një orteku në Alpet afër kufirit me Zvicrën. Njëra nga viktimat u gjet në dëborë ndërsa trupi i tjetrës u nxor nga një liqen pasi orteku u shkëput nga në një lartësi prej rreth 2200 metrash në zonën Val Formazza në rajonin e Piemonte.

Klan News

You may also like