“Verërat tona pa alkool të konsiderohen organike”/ Gjermania kërkon të ndryshojë rregulloren, dorëzon në Bruksel kërkesën

by admin
Spread the love

Qeveria e Gjermanisë dëshiron të ndryshojë rregulloren e Bashkimit Evropian për t’i konsideruar verërat pa alkool si organike.

Ministria gjermane e Bujqësisë njoftoi se kanë dorëzuar një kërkesë në Bruksel në lidhje me këtë gjë.

“Kushdo që vendos të konsumojë verërat pa alkool duhet të ketë kualitet organik. Me mbështetjen e vendeve tjera anëtare, Gjermania e ka dorëzuar një kërkesë në Bruksel që vera e joalkoolizuar organike të miratohet sipas rregullave të BE-së”, deklaroi  ministri i Bujqësisë, Cem Ozdemir, përmes një komunikate për media.

Sipas rregullores aktuale, procedura e largimit të alkoolit bën që një verë organike të humbë certifikimin, sepse ky proces nuk është miratuar në mesin e metodave për të prodhuar verë organike. Prandaj Berlini po kërkohen që të ndryshohet rregullorja.

Në dokument është bërë e ditur se Komisioni Evropian, trupi i vetëm që mund të propozojë zyrtarisht ligje të reja, ka mbledhur një grup të pavarur të ekspertëve të produkteve organike për të shqyrtuar mënyrën e largimit të alkoolit përmes distilimit me vakum.

Sipas deklaratës, Komisioni është zotuar për të hartuar menjëherë dokumentacionin e nevojshëm, nëse grupi i ekspertëve e jep dritën jeshile.


Top Channel

You may also like