Verë në mes të Dhjetorit në Spanjë – Shqip

by admin
Spread the love

Në jug të vendit vlerat termike arritën në 30 gradë Celsius, pakësohen shpresat për Krishtlindje “të bardha”

Temperaturat në të gjithë Spanjën thyen rekorde për Dhjetorin ndërsa një masë ajri e nxehtë përfshiu Gadishullin Iberik duke shënuar temperaturë 30 gradë Celsius në jug.

Shpresat e spanjollëve për një Krishtlindje “të bardhë” po pakësohen pas një vere që rregjistroi katër valë të nxehtit ekstrem. Ky rekord i ri tejkalon nivelin e Dhjetorit të kaluar ku temperaturat arritën në 29 gradë dhe shënon kështu temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në çdo qytet të Gadishullit Iberik gjatë muajit Dhjetor.

“Është mjaft dramatike ajo që ka ndodhur këtu këtë vit nga thatësira dhe valët e të nxehtit, por ne po e shohim atë edhe në Mbretërinë e Bashkuar, lumenj që dalin nga shtrati, klima ekstreme dhe gjërat po ndryshojnë.”

“Për mua nuk është normale sepse jemi mësuar me dimër të vërtetë, mot të ftohtë. Ne e prisnim të ishte më pak ngrohtë, 23 gradë Celsius.”

Ruben del Campo, një zëdhënës i agjencisë kombëtare të motit AEMET vë në dukje se Valencia si në verë edhe në këtë periudhë të dimrit është më e goditura nga valët e të nxehtit ekstrem, ndërsa rreshjet e shiut pritet të bien në muajin Shkurt.

Edhe pse në mesin e Dhjetorit, turistët dhe vendasit shfrytëzuan momentin për të marrë rreze dielli, të notonin në plazhin e Malaga-s në jug të Spanjës si dhe të luanin volejboll.

Ekspertët kanë para për një sezon jo shumë të mirë për sportet dimërore ku bora po shkrihet. Në vendpushimin popullor të skive të Navacerrada jashtë Madridit, vizitorët ankoheshin për mungesën e borës.

“Epo është e tmerrshme. Ndjenja është e frikshme sepse vërtet duhet të ketë borë ose akull. Duket bukur, por jo për kohën e vitit në të cilën jemi.”

Sipas meterologëve nxehtësia e jashtëzakonshme ka të ngjarë të përfundojë pas të enjtes duke ia lënë vendin motit të freskët.

Klan News

You may also like