“Veprojmë si me Davids”/ Barcelona në kërkim të një mesfushori, dy opsione për Xavin

by admin
Spread the love

Xavi pret një mesfushor dhuratë nga merkato e janarit. Barcelona ka nevojë për një përforcim në repartin e mesit të fushës për të zëvendësuar Gavin e dëmtuar, i cili ka mbyllur sezonin.

Në lidhje me këtë temë ka folur edhe presidenti Joan Laporta. Kreu i kampionëve në fuqi të Spanjës theksoi për EFE se mund të veprojë si 19 vite më parë.

Nëse mund ta bëjmë brenda kufijve të Fairplay Financiar, ne do të donim të nënshkruanim me një mesfushor për të kompensuar boshllëkun e krijuar nga Gavi.

Në këtë rast do të ishte një huazim deri në fund të sezonit, njësoj siç vepruam me Davids shumë vite më parë”, u shpreh Laporta. Duke iu referuar ish-mesfushorit holandez, i cili u huazua nga Juventusi në 2004.

Dy janë dëshirat e trajnerit Xavi: Marco Verratti dhe Adrien Rabiot. Italiani mund të rikthehet në futbollin europian. 31-vjeçari firmosi me Al-Arabi në mesin e shtatorit, por aventura në Katar nuk po shkon siç e kishte menduar.

Trajneri katalanas pëlqen shumë edhe Rabiot, por marrja e francezit nga Juventusi do të jetë një mision tepër i vështirë. Pasi Allegri e konsideron një lojtar vendimtar për skemat e tij.

Gjithsesi, 28-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës me bardhezinjtë nga Torino. Dhe mungesa e rinovimit mund ta shtyjë drejt “Camp Nout”./ Super Sport


Top Channel

You may also like