Vendi më i ndotur në botë përjetoi vitin më të nxehtë në 2023! Moti ekstrem u shoqërua me përmbytje vdekjeprurëse

by admin
Spread the love

Kina pa vitin e saj më të nxehtë në 2023, raportoi media shtetërore këtë javë, pasi u përball me valë të pamëshirshme të të nxehtit dhe ngjarje të tjera ekstreme të motit, të nxitura nga kriza klimatike e shkaktuar nga njerëzit.

Rekordet ditore dhe mujore të temperaturës u thyen disa herë gjatë vitit që lamë pas, teksa vendi më ndotur në botë u përball me valët e nxehtësisë përvëluese.

Në Kinë, temperatura mesatare vitin e kaluar ishte 10.7 gradë Celsius, më e larta që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961, sipas Qendrës Kombëtare të Klimës.

Ai theu rekordin e mëparshëm prej 10.5°C të vendosur në vitin 2021, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

127 stacione meteorologjike regjistruan temperaturat e tyre më të larta ditore ndonjëherë, raportoi gazeta shtetërore China Daily. Më e larta prej tyre ishte 52.2°C më 16 korrik në qytetin Sanpu të Turpan, në rajonin e largët perëndimor të Xinjiang.

Nxehtësia e zgjatur dhe e vazhdueshme preku qindra miliona njerëz dhe shkaktoi probleme në rrjetin elektrik të vendit. Në korrik, China Energy Investment Corporation, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të energjisë me qymyr, tha se vëllimi i energjisë elektrike që prodhonte arriti një rekord ditor.

Si pasojë e motit ekstrem, u raportua ngordhja e shumë kafshëve si derrat, lepujt e peshqit, ndërsa përmbytjet në Kinën qendrore shkatërruan tokat me grurë.

Temperaturat ekstreme u bënë tendencë në të gjithë botën gjatë vitit që lamë pas. Sipas shkencëtarëve, viti 2023 ishte më i nxehti i regjistruar zyrtarisht, rezultat i efekteve të kombinuara të El Niños dhe ndryshimeve klimatike.

Ekstremi tjetër

Në anën tjetër të shkallës, Kina regjistroi po ashtu temperaturën e saj më të ulët në 22 janar 2023, kur termometri në qytetin Jintao në Mohe, në provincën verilindore Heilongjiang shënoi -53°C.

Edhe në dhjetor, kryeqyteti Pekin regjistroi valën e tij më të gjatë të ftohtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1951.

Moti ekstrem i Kinës pati gjithashtu disa nga reshjet më të mëdha në dekada, me përmbytjet që sollën shkatërrim në jetët e miliona njerëzve dhe duke shkaktuar miliarda dollarë dëme.

Stuhia solli gjithashtu  reshjet më të mëdha të shiut  që Pekini ka përjetuar në 140 vjet, duke shënuar një provë të rëndësishme të kapacitetit të rajonit për të trajtuar motin ekstrem që ekspertët paralajmërojnë se do të bëhen më të shpeshta me ndryshimet klimatike.


Top Channel

You may also like