Vëllaznimi mposht Prishtinën në Gjakovë, barazon serinë

by admin
Spread the love

Skuadra e Vëllaznimit ka siguruar edhe ndeshjen e tretë të serisë çerekfinale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Vëllaznimi e ka fituar ndeshjen e dytë të luajtur të martën mbrëma në Gjakovë me rezultatin e ngushtë 66:65.

 

Me këtë fitore, Vëllaznimi ka barazuar në 1:1 serinë ndaj Prishtinës dhe skuadra që do të avancoj në gjysmëfinale do të vendoset në kryeqytet.

Jordan Dallas dhe Daniel Lekndrejaj ishin më të merituarit për këtë triumf të Vëllaznimit. Dallas ndeshjen e mbylli me 19 pikë e 10 kërcime, ndërsa Lekndrejaj shtoi 13 pikë e 11 kërcime për këtë fitore të rëndësishme.

Ndërkohë, te Prishtina u veçuan Devonte Clark dhe Malcolm Armstead që ishin të vetmit me pikë dyshifrore. Clark pati 21 pikë, ndërsa Armstead shtoi 13 sosh por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen nga Vëllaznimi.

You may also like