Veliçkovski: Akti terrorist në Kosovë kishte për qëllim të përhapet edhe në Maqedoni

by admin
Spread the love

Kryetari i Lëvizjes për Republikën e Re, Ivon Veliçkovski, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur mbi atë që ka ndodhur në Kosovë javën e kaluar, tha se sulmi në veri të Kosovës është si pasojë e procesit të pajtimit që është zbatuar pjesërisht edhe nga bashkësia ndërkombëtare me Vuçiqin. Sipas tij ngjarjet në veri të Kosovës ishin një pasojë e pritur nga presioni disproporcional që është bërë mbi Kosovën dhe kryeministrin Kurti, karshi një politike më toleruese ndaj Vuçiq dhe politikat e tij.

Veliçkovski theksoi se e rëndësishme është e ne kishim akt terrorist në rajon, në Kosovë më konkretisht me pasoja për paqen në rajon dhe këtë e tha edhe ambasadori amerikan në Prishtinë.

“Mendoj se mesazhet janë shumë të qarta me kërkesën që të tërhiqen ushtria serbe nga kufijtë, që ishte sipas vlerësimeve të tyre më i madh edhe me numër dhe me armë, kjo do të thotë se kishim jo ngjarje, nuk do ta hesht për shkak se ishte rrezik për gjithë rajonin dhe akt terrorist dhe frikësohem se qëllimi ishte që të derdhet edhe në Maqedoninë e Veriut”.-Ivon Veliçkovski

Ai tha se fillimisht asnjë institucion shtetëror i Maqedonisë nuk e ka dënuar aktin terrorist , ndërsa theksoi se duhet të jemi të vëmendshëm edhe në Maqedoni, edhe në rajon.

You may also like