Vdes në moshë të re sportisti amerikan

by admin
Spread the love

Ish-lojtari amerikan i NFL-së, Uche Nwaneri, ka vdekur në moshën 39-vjeçare, sipas mediave amerikane.

Nwaneri vdiq të premten, më 30 dhjetor, për shkak të problemeve me zemër.

E shoqja e gjeti pa ndjenja në dhomën e gjumit, menjëherë e thirri ambulancën por ishte tepër vonë.

“New York Post” raporton se autopsia tregon se shkaku i vdekjes ishte një atak në zemër.

Nwaneri luajti për ekipin e Kolegjit Purdue dhe hyri në draftin e NFL në vitin 2007 kur u zgjodh në raundin e pestë.

Nga vitin 2007 deri në vitin 2013, ai luajti për Jacksonville Jaguars, më pas nënshkroi një kontratë me Dallas Cowboys, por ai qëndroi me ekipin e Teksasit për një kohë të shkurtër gjatë parasezonit, pas së cilës i dha fund karrierës.

You may also like