Vdekja e Navalny-t, përbetimi i një tjetër opozitari rus – Shqip

by admin
Spread the love

Disidenti rus Ilya Yashin, i cili është burgosur për tetë vjet e gjysmë për denoncimin e sulmit në Ukrainë, është zotuar të vazhdojë luftën e tij kundër Vladimir Putinit, i bindur se presidenti rus “urdhëroi” vrasjen e Alexei Navalny.

“Për sa kohë që zemra ime rreh në gjoks, do të luftoj kundër tiranisë. Sa të jem gjallë, nuk do të kem frikë nga asnjë e keqe. Sa të marr frymë, do të jem me njerëzit e mi. Të betohem”, shkruan Ilya Yashin në një letër të bërë publike nga të afërmit e tij në rrjetet sociale.

Yashin tha se ishte “i bindur” se Vladimir Putin “urdhëroi” vrasjen e Alexei Navalny, një mik i vjetër i Yashin.

“Ai jo thjesht e vrau, por e vrau në mënyrë të dukshme. Sidomos para zgjedhjeve (presidenciale ruse) në mënyrë që askush të mos dyshojë në përfshirjen e Putinit”, shtoi ai.

“Në mendjen e Putinit, pushteti shfaqet në këtë mënyrë: me vrasje, brutalitet dhe hakmarrje. Kjo nuk është e  një burri shteti, është e një një kreu bande”, vijoi kreu i opozitës.

Në prill 2023, Ilya Yashin, 40 vjeç, u dënua në shkallën e dytë me tetë vjet e gjysmë burg për raportimin e “vrasjes së civilëve” në qytetin ukrainas të Bucha-s, afër Kievit.

Në nëntor, ai u transferua në një koloni penale në Safonovo, afër Smolenskut, në Rusinë perëndimore.

Një luftëtar i opozitës ruse që nga fillimi i viteve 2000, si Alexei Navalny, ai ishte një mik i vjetër i këtij të fundit.

“Alexei do të hyjë në histori si një njeri me guxim të jashtëzakonshëm që u ngrit për bindjet e tij. Ai marshoi përpara në përçmim të frikës dhe vdekjes. Ai eci përpara me një buzëqeshje dhe një kokë krenare të ngritur lart. Dhe ai vdiq si një hero”, thotë Ilya Yashin.

“Putini do të mbetet një njeri i vogël, i cili aksidentalisht fitoi një fuqi të madhe,” vazhdoi ai.

Ilya Yashin ishte gjithashtu një mik i ngushtë dhe bashkëpunëtor i një politikani tjetër të shquar kundër Vladimir Putinit, Boris Nemtsov, i cili u vra në vitin 2015 në Moskë.

 “Dhimbja dhe tmerri janë të padurueshme. Por pavarësisht kësaj nuk do të hesht”, ka shkruar ai në letrën e tij. /tesheshi.com/

You may also like