Vazhdojnë largimet nga Kukësi, i fundit është një mesfushor

by admin
Spread the love

Kukësi vazhdon të largojë nga ekipi lojtarët që nuk bëjnë më pjesë në planët e klubit për sezonin e ardhshëm. Radha i ka ardhur mesfushorit Kreshnik Bahtiri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi verilindor me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Njoftim i klubit!

FK Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin Kreshnik Bahtiri. Pas diskutimeve mes klubit dhe mesfushorit Bahtiri, u vendos ndërprerja e bashkëpunimit mes palëve.

Bahtiri u transferua te Kukësi sezonin e shkuar ku u aktivizua në 14 ndeshje duke shënuar edhe një gol. Klubi i Kukësit e falënderon Bahtirin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij”, shkruhej në postimin e Kukësit. /oversport.tv

You may also like